INVESTIGIME

Krah për krah për humanizëm/ Aktivistët shpëtojnë jetë dhe mjekojnë uniformat blu

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 22:21
Krah për krah për humanizëm/ Aktivistët shpëtojnë

Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë studentët përballen me policinë, në terren është improvizuar ndihma e shpejtë. Dhjetëra studentë dhe aktivistë kujdesen për protestuesit e lënduar nga gazi lotsjellës dhe goditjet. Madje, ndihmë kanë marrë edhe efektivë policie.

Skuadra vullnetare e nis aktivitetin në Rrugën e Durrësit, që në orët e para të protestës, dhe më pas shpërndahet në disa pika, sipas vendit ku ka më shumë nevojë. Studentë të profileve të ndryshme koordinohen për të siguruar materiale dhe për të ndërruar turnet.

“Jemi mbledhur një grup i madh studentësh nga profile të ndryshme, kemi komunikuar me njëri-tjetrin dhe jemi koordinuar se kush vjen e kush ndërron turnin. Kemi sjellë ndihma”, thotë Rebeka, vullnetare.

Në tavolinat e tyre ka ujë fiziologjik, garza, fasha, leukoplast, maska, doreza dhe materiale të tjera për ndihmën e parë. Një pjesë sigurohet nga vetë studentët, ndërsa të tjerë ndihmohen nga qytetarë, farmaci dhe klinika. Një ambient pranë Ministrisë së Arsimit u është lënë në përdorim pa pagesë.

“Ka njerëz që vijnë për ujë fiziologjik ose maska, por kemi pasur edhe raste me plagë të tjera. Mund të jenë rreth dhjetë persona në ditë, plus-minus. Ne dalim edhe në terren dhe ndihmojmë kudo ku ka nevojë.”

Për rastet më të vështira, grupit i bashkohen studentë të mjekësisë dhe mjekë. Vullnetarët thonë se shpërndajnë edhe maska mes protestuesve, por sasia e gazit lotsjellës shpesh e bën të vështirë mbrojtjen.

“Kemi pasur raste kur, sapo kemi dalë për të ndihmuar njerëzit, është hedhur gaz. Mua më ka kapur një plumb gome te kapela, kur dola në terren. Fatmirësisht, nuk u dëmtova.”

Vullnetarët thonë se janë përballur edhe me dhunë, ndërsa përpiqeshin të ndihmonin të lënduarit. Një student tregon se policia i hodhi sprej piperi në qafë, teksa po mjekonte një protestues që po i dilte gjak. Megjithatë, grupi këmbëngul se ndihma nuk bëhet me dallime dhe u jepet të gjithëve që kanë nevojë.

Këta të rinj janë gati të dalin mes protestuesve, të shpërndajnë maska e të japin ndihmën e parë, edhe kur situata bëhet e rrezikshme. Gatishmërinë e kësaj skuadre e provoi edhe kolegia jonë Jonida Mukja, e cila mori ndihmën e parë pasi u qëllua me plumb gome.

“Nga njëra anë, ajo që kam parë këto ditë më ka bërë të ndihem keq për pikën ku kemi arritur. Por, nga ana tjetër, kam parë dashamirësinë e shqiptarëve dhe gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin”, përfundon vullnetarja./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?