Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Nga Albana Deda
Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre viteve kam pasur fatin të bashkëpunoj me më shumë se 15 mijë studentë, që vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Ata kanë qenë për mua dhe kolegët e mi burim vitaliteti njerëzor dhe profesional.
Në sytë e tyre kemi parë aspiratën e brezave të tërë me dëshira të shumta për një jetë të bukur, për një jetë të re që do t’u buzëqeshte në lulëzimin moshor të tyre.
Po me çfarë u përballën gjithë këto vite?
Me një arsim që lë për të dëshiruar, ku mungon vizioni,me nepotizëm të theksuar që e bën të pamundur konkurrimin që mbështetet në kompetencë për gjetjen e një pune,me korrupsion galopant që shton tarifën e shpenzimeve të secilit prej tyre, me qira të papërballueshme dhe me çmime ushqimesh që janë ndër më të lartat në Europë.
Dhe përballë kanë vetëm modele politike aspak llogaridhënëse e pa empati. Unë kam qenë aty kur, në protestat e vitit 2018, studentët dolën me kërkesa të qarta që lidheshin me ndryshime cilësore në arsimin e lartë.
Po me çfarë u ndeshën?
Me nihilizmin e një mali që s’bëzan, por bëhet i gjallë vetëm për të bullizuar me një diskurs metaforik mjaft të errët.E ata ikën rrugëve të botës, me shpirtin e përmalluar e me kokën pas nga prindërit, nga shtëpia, nga atdheu. Ndryshuan stinët, kaluan vitet, po mali ynë metaforik nuk e mori as mundimin t’i dëgjonte brezat që vinin e iknin, por vetëm shpaloste flamujt e demagogjisë, duke deduktuar se çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe se ky popull e kjo rini nuk kanë memorie historike.
Ndaj sot e kemi sërish këtë rini prapë në rrugë.
E ajo na buzëqesh, na emocionon, na e çon shpirtin peshë.
Ata janë aty, duke na thënë se shpresa e morali janë ende këtu dhe nuk kanë ikur në mërgim.
Prandaj ne jemi bashkë me ta.
Bashkë me kërkesat e tyre legjitime.
Duke thënë njëzëri: Mjaft më! Dorëhiqu!/piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli i atij që...
Para disa javësh po shihja një emision bazik sa për të shtyrë të shtunën mbrëma dhe kuptova se gjithë jetën ...
Policia e Shqipërisë po e mbron Piktorin duke hedhur bomba gazi helmues mbi rininë shqiptare dhe duke e qëlluar atë me plumba gome t&...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Nga Edmond Panariti Në histori ekziston një moment që përsëritet pothuajse tek çdo regjim që ka nisur të humbas&...
Unë jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Shqipëri. Kam qenë skeptik prej muajit maj, kur filluan protestat kund&e...
Mos u habisni nga dhuna. Habituni që nuk ka plasur tenxherja më herët! Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjid...
Nga Mentor Kikia Në vitin 1990, unë kam qenë student. Protestova edhe unë në Dhjetor, kur diktatura komuniste kishte falimentuar polit...
Nga Lutfi Dervishi Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nu...