
Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.
Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.
Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.
Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.
Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në “sitë”, për të vlerësuar nivelin e rrezikshmërisë së secilit.
Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.
Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.
Arratisja e Altin Ndocit i akuzuar për disa krime të rënda u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.
Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.
Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Janar07:16
Alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtaret! Si do të ndryshojnë temperaturat sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësi...
AKTUALITET
14 Janar23:23
Piranajt dhe Plug paralajmëruan vjedhjen e fondeve të Hidrovorit. Adriana Kalaja bëri kallëzim penal
Kjo situatë tregojnë banorët nuk ishte parë kurrë më parë. Në kohët më të keqe të motit, përmby...
AKTUALITET
14 Janar23:22
Projektimi dhe ndërtimi, nga Balluku tek Emirjana Sako, 32 milionë euro ‘vjedhje’ për të përmbytur Durrësin
SPAK është treguar hermetik për fatin e këtij hetimi, por emisioni Plug ka avancuar edhe më tej. Në vijim do tju tregojmë me ...
AKTUALITET
14 Janar22:58
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë
Nikollë Ndoci, babai i të arratisurit nga paraburgimi i Durrësit, Altin Ndoci i akuzuar për 4 vrasje në lidhje direkte shprehu se nuk...
AKTUALITET
14 Janar21:45
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI. Si i përfitoi 60 mln euro tendera sekretë me kompani guaskë në Xhafzotaj!
Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë jan&e...
AKTUALITET
14 Janar20:58
Arratisja e Ndocit/ Ja vendimi i marrë për të burgosurit e tjerë të Durrësit
Pas arratisjes së Altin Ndocit një ditë më parë nga Spitali Rajonal i Durrësit, shumë persona që konsiderohen me rreziks...
AKTUALITET
14 Janar20:44
Zbardhet skema, si e planifikoi Altin Ndoci arratisjen prej gjashtë muajsh
Arratisja e 38-vjeçarit Altin Ndoci ndodhi pas një planifikimi disa mujor të detajuar. Fillimisht i paraburgosuri me një skedë të...
AKTUALITET
14 Janar20:32
Kreu vizitën mjekësore të Altin Ndocit, merret në pyetje mjeku kirurg
Prokuroria e Durrësit ka marrë ditën e sotme në pyetje mjekun i cili ka kryer vizitën mjeksore të Altin Ndocit, i cili u arra...
AKTUALITET
14 Janar20:23
Kepi: Megaoperacioni ‘Hydra’ zbuloi aleancën mes tre mafieve më të fuqishme italiane
Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për megaoperacionin e policisë italiane t&eum...
AKTUALITET
14 Janar19:52
Adoleshenti fatkeq shqiptar burgoset sapo zbret në Irlandë (emri)
Një i ri shqiptar ka mbërritur në Aeroportin e Dublinit pa pasaportë, duke pretenduar se ishte nën kërcënim nga grupe krimina...