Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Dashi Është e vështirë të frenosh oreksin e tepërt që dashi do të ketë gjatë kësaj dite. Në...
Harry Kane shpallet fitues i Topit të Artë 2026, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Bayern Munic...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i Bashkimit Europian.
Shumica e vendeve të BE zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.
Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.
Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.
Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.
Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), çka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.
Edhe grup-mosha nën 15 vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, çka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit. Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.
Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.
Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.
Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali. Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.
Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.
Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor


Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira ka...
Dhjetëra shishe verë pa pullë fiskale, të cilat përllogaritet të kenë një vlerë rreth 3 milionë euro, jan&eu...
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza se kompania e baxhanakut të kryeministrit Rama ka marrë projektin 15 milion&eu...
Një video tejet shqetësuese , ku një i mitur shfaqet duke goditur nga pas me shuplakë një të moshuar, në një akt t&eum...
Banorët e lagjes përballë kopshtit nr.2 në Sarandë po përballen me një situatë të papranueshme. Sipas tyre, nj&eu...
Çdo qytet ka anën e vet të padukshme. Por këtu, ajo pjesë nuk ishte më vetëm një hije, ishte kthyer në sundimta...
Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar Kupa e Republikës për garat me biçikleta elektrike, n...
Margarita dhe Guri janë bashkëshortë që pas 43 vitesh martesë, një konflikt i rëndë i ka sjellë në “Sh...
Një pajisje përgjimi, që regjistronte audio dhe video, është sekuestruar nga hetuesit e BKH-së në zyr&e...
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ...