AKTUALITET

‘Tenderat në bisedat e SKY ECC’, Qyno: SPAK i anshëm politikisht

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 22:37
‘Tenderat në bisedat e SKY ECC’, Qyno: SPAK i anshëm

Gazetari investigative Elton Qyno ka komentuar zhvillimet më të fundit që lidhen me drejtësinë shqiptare dhe deklaratat në Senatin amerikan të kandidatit për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt.

Qyno ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si janë trajtuar disa dosje nga SPAK, duke lënë të kuptohet se në raste të caktuara hetimet kanë pasur ndikim politik dhe mungesë paanshmërie.

Në analizën e tij, Qyno ndaloi edhe tek pritshmëritë për rolin e Eric Wendt në Tiranë, duke e lidhur profilin e tij ushtarak dhe eksperiencën në operacione të sigurisë me nevojën për një qasje më të ashpër ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe aferave me tendera publikë.

Ai solli në vëmendje edhe komunikimet e zbardhura nga aplikacioni Sky ECC, ku sipas tij figura të botës së krimit shfaqnin interes më të madh për tenderat publikë sesa për trafikun e kokainës, duke e konsideruar korrupsionin institucional si burimin më fitimprurës në Shqipëri.

Qyno: …të mbulojmë të gjithë funksionin edhe aktivitetin e punës së asaj godine dhe që padyshim ka dhënë efektin te ‘por’-i dhe ‘por’-i ishte shumë i rëndësishëm sepse pa diskutim ato informacione që ai ka marrë nga rrymat e brendshme qoftë edhe të jashtme që kanë raportuar tek ai për një informacion të përgjithshëm rreth punës së SPAK-ut, sigurisht që ka pasur dhe informacione besoj që SPAK-u në disa episode të dosjeve penale nuk ka qenë i paanshëm, por ka qenë i njëanshëm. Dhe këtu kam parasysh shumë dosje të cilat kanë qenë dhe janë politike, sepse vetë kallëzimet kanë ardhur nga individë politikë, nga forca politike për të goditur një subjekt politik dhe që ecin në shumë praktika hetimore me formulën e Lavrenti Berias që thoshte “më jep personin se krimin ja gjej vetë”. Pra, nëse ecim me këtë idenë që jepni emrin e një personi dhe pastaj mua më lini kaq ditë kohë se krimin ja gjej vetë, këtu jemi në një moment të gabuar. Pra, nëse do kishim atë që tha Çim Peka, që nëse do kishim një ambasador që vinte tek SPAK-u dhe thoshte urdhëroni listën dhe o burrani na i arrestoni këta siç po ndodhte me rastin e Yuri Kim, këtu nuk do të jemi në një nivel ambasadori që përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse jemi në një nivel ambasadori, do të thoja, mjaft të ulët përsa i përket mënyrës së veprimit të tij. Nuk do të jemi më në një nivel ambasadori që i jep një mesazh të duhur për popullin shqiptar dhe për drejtësinë shqiptare apo qoftë edhe për politikën shqiptare, por do të jemi në një nivel që kam frikë se do shtrihet pikërisht tek ajo shezlona që përmendi Çim Peka, kam frikë se do shkojë nëpër dasma e nëpër synetlliqe këtu dhe që do shkojë pikërisht tek ai ‘klubi i të gjatëve’ siç e bëri pyetjen ajo dhe që do bjerë në zhargonin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” të Tiranës. Do bjerë në zhargonin e kafeve të Tiranës dhe do bjerë në zhargonin e mentalitetit shqiptar që këtu mund të bëhet gjithçka, por në fund asgjë s’bëhet dhe asgjë nuk arrihet për të shkuar më tepër prosperitetit dhe më tepër agjendës politike të Shqipërisë, por dhe mirëqenies së vetë popullit. Nëse do të vijë dhe do të bëjë të njëjtën gjë siç kanë bërë dhe ambasadorë të tjerë, atëherë sigurisht që këtu nuk do të ndryshojë asgjë. Por duke qenë se vjen nga një dikaster, vjen nga një forcë shumë e fuqishme ushtarake siç është ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke qenë se është provuar në shumë misione ushtarake dhe ka qenë te vija e parë e luftës, nuk ka qenë në eskalonin e dytë apo në të tretë por ka qenë te vija e parë, kam përshtypjen se do t’i japë një mesazh, do t’i japë një goditje politike apo qoftë edhe një goditje të fortë sistemit në Shqipëri përsa i përket jo vetëm sistemit politik, por edhe përsa i përket luftës kundër krimit dhe çështje me rëndësi është dhe fakti që të ketë dhe transparencë në tendera. Sepse e përmendi, duam transparencën e tenderave duke hyrë edhe tek pjesa e tenderit të Porto Romanos. Pra, po t’i shohësh ato bisedat kur i zbardhëm neve gazetarët e kronikës në Sky, një pjesë e personave që merren me trafik kokaine, se Tani foli gjatë për trafikun e kokainës, thoshin që “më mirë mos merremi me kokainë se kemi tenderat. Nga tenderat del më mirë.” Pra tenderat janë më fitimprurëse sesa kokaina. Pavarësisht se ai mund të çojë 11 ton siç tregonte Tani, por jo, ç’e do 11 ton kur ti po hyre dhe pive dy vjet qumështin e aksionit. Aty ka tendera miliona euroshe, që ti mund të hysh atje dhe mund të mos bësh asnjë punë dhe mund të mos rrezikosh asgjë, mund të mos investosh asgjë, dhe në fund të fundit nuk je në mes të oqeanit, je në mes të Tiranës, në mes të një qyteti të Shqipërisë dhe merr milionat. Prandaj që shumë biseda aty flitet për tendera në Sky, në bisedat e koduara të Sky. Dhe nuk flitet vetëm për krimin dhe vetëm për kokainën, por ata kanë strategji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?