Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH) ka reaguar publikisht lidhur me udhëzimin e ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për personat transgjinorë, e cila pritet të ofrohet nga shërbimit publik shëndetësor në vend, në QSUT.
Përmes një deklarate publike, VUSH shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si “zhvillim të ideologjisë gjinore”, duke theksuar se familja tradicionale, e cila mbetet në qendër të besimit dhe vlerave që organizata përfaqëson, po cenohet.
“Ne ndajmë shqetësimin se familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit. Qëndrimi pro familjes, mbështetja për vlerat e familjes tradicionale, burrë dhe grua, siç e njeh edhe Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i jep të drejtën çdo qytetari shqiptar për t’i artikuluar dhe mbrojtur këto qëndrime publikisht”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas VUSH-it, identiteti njerëzor si mashkull dhe femër është i dhënë nga Zoti dhe nuk mund të ndryshohet nga vullneti i individit.
Në reagim përmendet edhe pastori Akil Pano, për të cilin VUSH shpreh mbështetje përballë “gjuhës së rënduar publike, sulmeve personale dhe përpjekjeve për stigmatizim”.
Reagimi i plotë:
Si Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë jemi duke ndjekur zhvillimet mbi ideologjine gjinore dhe së fundmi me terapinë që pritet të lejohet pranë QSUT-së. Ne kemi familjen në qendër të besimit tonë dhe të vlerave biblike që përfaqësojmë. Besojmë se mbrojtja e familjes, siç e njeh Bibla, tradita dhe legjislacioni shqiptar, mbetet një vlerë themelore për shoqërinë tonë.
Bibla mëson se ekziston vetëm një Zot që është Krijuesi dhe Zot i të gjithëve. Asnjë nuk mund ta njohë veten pa e njohur me të vërtetë Atë që na krijoi. Identiteti ynë i vërtetë, si meshkuj dhe femra, është dhënë nga Zoti. Nuk është vetëm marrëzi, por është dhe e pashpresë, të përpiqemi ta bëjmë veten ashtu siç Zoti nuk na krijoi që të jemi. Ne theksojmë se jemi plotësisht në mbështetje të vlerës dhe dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, si burra dhe gra, të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.
Ne ndajmë shqetësimin se familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit. Qëndrimi pro familjes, mbështetja për vlerat e familjes tradicionale, burrë dhe grua, siç e njeh edhe Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i jep të drejtën çdo qytetari shqiptar për t’i artikuluar dhe mbrojtur këto qëndrime publikisht.
Pastor Akil Pano ka qenë një zë i njohur në mbështetje të familjes tradicionale dhe vlerave të saj, duke kontribuar prej vitesh në jetën shpirtërore, sociale dhe komunitare. Ne shprehim mbështetjen tonë për Pastor Akil Pano dhe familjen e tij, përballë gjuhës së rënduar publike, sulmeve personale dhe përpjekjeve për stigmatizim, që cenojnë individin, por edhe çdo pastor ose klerik që ushtron detyrën e tij.
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë nuk mbështet asnjë vepër e cila cënon zhvillimin dhe mirëqeverisjen e Institucionit Themelor të Shoqërisë Njerëzore në kombin tonë Shqiptar. Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë kundërshton çdo propagandë e cila po tenton dhe manifeston në forma te ndryshme të denigrojë dhe shkatërrojë institucionin e familjes në kombin tonë.
I bëjmë thirrje opinionit publik që të ruajë maturinë, respektin dhe përgjegjësinë në komunikim, duke mbrojtur dinjitetin e familjes, rolin e pastorit në shoqëri dhe të drejtën e secilit për të shprehur bindjet e veta në paqe dhe dinjitet.
Autoritetet italiane kanë arrestuar tre shqiptarë të moshës 22, 23 dhe 25 vjeç, pasi akuzohen për trafik në bashkëpuni...
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashk&eum...
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin, duke u përhapur me shpejtësi n...
Në dosje theksohet se metoda mbështetej tek besimi i krijuar mes pronarëve të parave dhe shoferëve të autobusëve apo kamion...
Videot intime të Mirjana Pajkoviçit ish-drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Mal të ...
Vendi ynë do të vijojë të ketë temperature të larta dhe mot të kthjellët. Gjatë kësaj fundjave termometri pr...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentati...
Në vijim të aksionit për shpopullimin e vendit është edhe urdhri për rimbursimin e terapisë hormonale për të cil&...
SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie, të cilët akuzohen për lidhje me grupe kriminale në trafikun e drogës....
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, Pastor Akil Pano foli mbi shqetësimet e tij lidhur me familjen tradicionale dhe rreziqet që po ...