Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...
Policia ka sekuestruar një kilogram heroinë, të fshehur brenda gomës së pasme të një furgoni në aksin Bulqizë–Librazhd. Të arrestuar kanë mbetur dy persona, të cilët dyshohen se po transportonin lëndën narkotike për ta shitur më pas në Shqipëri.
Sipas hetimeve të kryera, droga ishte siguruar në Maqedoninë e Veriut dhe më pas ishte futur në mënyrë të paligjshme në vendin tonë përmes kufirit të gjelbër, nga ku do të shpërndahej në treg. Strukturat e Antidrogës në Elbasan identifikuan lëvizjen e fshehtë për futjen e heroinës në Shqipëri pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Liridon Gega, nga qyteti i Strugës, i cili dyshohet se ka siguruar dhe mundësuar futjen e drogës në vendin tonë, si dhe 45-vjeçarin Alban Biçaku, nga qyteti i Durrësit, i cili dyshohet se ka pritur ngarkesën dhe do ta shpërndante atë në treg.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një kilogram heroinë, dy telefona celularë, furgoni me të cilin transportohej droga, si dhe një shumë e konsiderueshme parash. Hetimet lidhur me këtë rast vijojnë për të zbuluar nëse pas të arrestuarve fshihet një rrjet më i gjerë i trafikut të lëndëve narkotike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Njoftimi i plotë i policisë
Strukturat hetimore të DVP Elbasan finalizuan operacionin e koduar "Trajektorja", si rezultat i veprimeve hetimore të ndjekura me metoda speciale dhe të mbikëqyrura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike Heroinë, nga RMV-ja, në Shqipëri. Sekuestrohen 1 kg të kësaj lënde, shuma parash (në lekë, euro dhe dinarë), 2 celularë dhe furgoni, në gomën e pasme të të cilit, ishte fshehur çanta me lëndën narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Të arrestuar, shtetasi nga RMV-ja që kishte siguruar Heroinën dhe futur në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe shtetasi që priti lëndën, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, të mbikëqyrur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të dy shtetasve që dyshohet se do të transportonin me automjet, lëndë narkotike Heroinë, të trafikuar nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizuan operacionin e koduar “Trajektorja”.
Automjeti i dyshuar, me të cilin lëviznin shtetasi nga RMV-ja, L. G., dhe shtetasi A. B., u ndalua për kontrolle, në aksin rrugor "Bulqizë–Librazhd". Nga kontrollet e imtësishme, u gjet në një çantë shpine, të fshehur në gomën e pasme të automjetit (furgon), 1 kg lëndë narkotike Heroinë, e cila dyshohet se ishte siguruar nga shtetasi L. G., në Maqedoni të Veriut. Nga hetimi dyshohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga ky shtetas, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në Shqipëri, ku e priste me qëllim shitjen, shtetasi A. B.. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit L. G., 32 vjeç, banues në Strugë dhe A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, lënda e dyshuar narkotike, automjeti (furgon) tip “Fiat”, 2 celularë, si dhe 40 000 lekë, 50 euro dhe 290 denarë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Protesta e qytetarëve e cila nisi me kërkesën për anulimin e projektit të Zvërnecit, kaloi në shprehjen e pakënaqës...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e 8 prillit, duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shpalljen...
SPAK ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit, kërkesën e dytë për heqje imuniteti, të deputetes Belinda Balluku. Ndonëse ...
Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Mollas të Kolonjës. Sipas të dhënave paraprake, 70-vjeçari...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku një...
Protesta e 12 qytetareve do të zhvillohet edhe sot përballë Kryeministrisë në Tiranë në orën 18:00, ku pjesëmarr&eu...
Më 2 qershor, mbi 26.600 maturantë iu nënshtruan testimit të parë të Maturës Shtetërore, që këtë vit isht...
Ditën e sotme në Kuvend është zhvilluar interpelanca me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deput...
Një konflikt për motive të dobëta, i cili më pas ka përfunduar në plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në...
Gjykata e Tiranës la në qeli pa afat Marsel Varka, Elsaed Maqinaj, Fabian Zako dhe Kristaq Biba, të cilët u arres...