Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Në një distancë prej 300 metrash, një resort është prishur me të drejtë dhe një tjetër po ngrihet me leje qeveritare. Gjithçka ka ndodhur në zonën e shumë preferuar të Kepit të Rodonit, ku biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale ia kanë vënë syrin prej kohësh. Madje, me vendime tepër të diskutuara edhe nga gjykata apo Kadastra, një sipërfaqe e stërmadhe pyll shtetëror i është dhënë individëve me lidhje shumë të forta.
Aksioni i IKMT-së në Kepin e Rodonit ka vijuar prej disa ditësh, ku fillimisht janë prishur ndërtesat e “Arbeni Resort”, i cili mori leje të veçantë nga ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndërkohë që më 29 gusht u prish me tritol resorti i Ardian Halilit, ish-kreu i IMT-së në Durrës.
Qeveria i ka konsideruar aksionet e prishjeve për të ruajtur natyrën dhe peizazhin e bukur të Kepit të Rodonit. Por, jo më larg se 300 metra nga resorti i Halilit, vetë qeveria ka dhënë një supër leje për ngritjen e një tjetër resorti. Rreth 40 ndërtesa, vila dhe hotele, po ndërtohen në një zonë pyjore.


Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, në fund të vitit 2024 është dhënë “miratimi me kusht i lejes së ndërtimit për objektin ‘kompleks turistik hoteleri, vila dhe apartamente 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Shetaj, Bashkia Durrës”.
Në këtë vendim, saktësohet se subjekt zhvillues është shoqëria “MË Plan” sh.p.k, në pronësi të një pensioniste 74 vjeçare. Kohë më parë, zonja e kishte lënë profesionin e inxhinieres së ndërtimit, ndërkohë që më vonë mori edhe super lejen në Shetaj.
Banorët e zonës, të pyetur nga VoxNews, treguan se resorti në fjalë njihet si i “austriakëve”. Nuk ka të dhëna se kush qëndron pas pronares, ndërkohë që në media vazhdimisht janë lakuar emra nga bota e krimit apo edhe e politikës për influenca në të gjithë Kepin e Rodonit.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare
Faksimile: Resorti do të ngrihet në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh, ku do të ndërtohen rreth 40 godina
Redaksia jonë shfletoi dokumentet shoqëruese, ku rezulton se firma do të ndërtojë rreth 40 godina, vila, bare-restorante dhe hotele. Ato shtrihen në një terren të pjerrët, me pamje nga Deti Adriatik.
Ndërkohë, sipas fotove të projektit, ndërtimet do të bëhen ngjitur me një zonë pyjore, ku ka informacione se edhe ajo po tjetërsohet dhe shumë shpejt do të “mbijnë” të tjera vila.

Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare
Në numrin “1” është resorti i ish-kreut të IMT-së që u prish dhe në numrin “2” është trualli ku po ndërtohet resorti me leje qeveritare
Aksioni i IKMT-së është padyshim i vonuar. Madje është i drejtë edhe procedimi i Ardian Halilit, ish-kreut të IMT-së në Bashkinë e Durrësit, i cili duke shfrytëzuar postin ndërtoi disa godina. Ai shfrytëzoi edhe lidhjet në organet ligjzbatuese, pasi baskëshortja e tij Rebjana Halili ka qenë prokurore në Durrës.
Por, në këto radhë, redaksia e VoxNews është ndalur te paradoksi i gjithë aksionit. A mos ndoshta këto prishje i kanë hapur rrugën resorteve të reja? Në çdo vend që ka shkuar IKMT-ja, ka vendime për leje. Njëjtë si në Himarë, Dhërmi apo Palasë. Ashtu si në Radhimë apo edhe Vlorë. Mbetet për t’u parë nëse austriakët do të marrin Thethin.
Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritareNjë resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare
Një resort bie me tritol, një tjetër ngrihet me leje qeveritare
Në foto: Projekti i vilave dhe resortit në Kepin e Rodonit, i cili ka filluar që të ndërtohet
Nëse një resort u shkatërrua totalisht me tritol, një tjetër po ngrihet me shpejtësi në një sipërfaqe prej 36 mijë metrash katrorë. Projekti duket gjigant, nisur edhe nga fotot e publikuara. Janë ndërtime deri në 6 kate, 4 mbitokë dhe 2 nëntokë.
Lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkitë në Shqipëri ranë me 67% në tremujorin e dytë të këtij viti, periu...
Shqipëria po përballet sërish me vatra zjarri, të nxitura nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin. Situata m...
Burime për Piranjat.al raportojnë se për shkak të erës së fortë dhe reshjeve në Tiranë, 20 persona kanë p...
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Inspektoratit të Mbrojtjes s&eum...
Mesditën e sotme, stuhia era e të fortë dhe reshjet e dendura të shiut, përfshinë disa nga qytete kryesore në vend. Si pasoj&...
Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë një 26 vjeçar me inicialet Q.K, banues në Karbunarë, për komunikime me p&eum...
1 vit më parë, gazetari i ndjerë Artur Zheji i kishte kushtuar një shkrim vdekjes, duke e përshkruar si një "Zonjë Madhë...
Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me vdekjen e Ndue Melyshit, një 61-vjeçar shqiptar, ...
TIRANA- Green Coast Hotel – M Gallery Collection, njësoj si në Capri, Saint-Tropez, Mykonos apo Ibiza. Ndër dekada, Mesdheu ka p&eu...
binak kabashi PODGORICË- I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve t...