AKTUALITET

U shkarkua pak ditë më parë/ Ish-drejtoresha e TKOB: Rrugëtimi im u kurorëzua me sukses përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve, i uroj sukses drejtorit të ri Aulon Naçit

r.ll Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 10:07
U shkarkua pak ditë më parë/ Ish-drejtoresha e TKOB:
abigeila voshtina

TIRANË- Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të saj nga kjo detyrë. Në postimin e saj në Instagram, Voshtina shprehet se rrugëtimi 28 muajve të saj në atë post u kurorëzua me sukses, përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve.

Ajo shkruan se gjatë vitit 2024, u vendosën në skenë 43 premiera, të cilat thotë se "ishin pluhurosur në sirtarët e arkivës, të pasuara nga 118 rivënie të tjera". Në reagimin e saj Voshtina i ka uruar suksese edhe drejtorit të ri, Aulon Naçit.

Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor miratoi vendimin për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina. Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022. 

REAGIMI I PLOTË: 

Po e nis këtë postim me një falënderim të sinqertë për besimin që Kryeministri Edi Rama më dha jo vetëm në këto 28 muaj si drejtuese e përgjithshme e TKOBAP-së, por edhe si drejtore artistike që nga viti 2014, të cilët ishin muaj e vite plot sfida dhe arritje në punë në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të vetëm që ka Shqipëria, falë trupave të mrekullueshme të këtij Teatri nga të cilët kam mësuar aq shumë e me të cilët kam ndarë gjithçka!

Rrugëtimi i këtyre 28 muajve u kurorëzua me sukses falë këtij ekipi, përmes mbi 600 veprave dhe shfaqjeve, për të cilat foli vetë publiku me praninë e tij të jashtëzakonshme.

+ 25% më shumë publik të ri në krahasim me vitin 2023

+ 38% rritje e të ardhurave në buxhetin e TKOBAP-së

Rreth 700 orë Edukim përmes Artit, me 141 orë trajnime dhe 36 shfaqje të realizuara me dhe nga artistët e rinj vetëm në vitin 2024, duke u dyfishuar krahasuar me vitin paraardhës

⁠+ 74 aktivitete kulturore ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, në bashkëpunim me partnerë të huaj vetëm këtë vit

+ 20 bashkëpunime të tjera që e treguan Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, duke pesëfishuar shifrat krahasuar me vitin paraardhës.

Gjatë vitit 2024, u vendosën në skenë 43 premiera, të cilat ishin pluhurosur në sirtarët e arkivës, të pasuara nga 118 rivënie të tjera

Artistët e TKOBAP-së bashkëpunuan me dinjitet me artistë të mirënjohur në skenat më të mëdha botërore, produksione gjigante dhe arritje të jashtëzakonshme që konfirmojnë Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor si një motor të pandalshëm të kulturës shqiptare.

Prandaj, falënderimi dhe mirënjohja ime më e thellë shkojnë pikërisht për të gjithë bashkëpunëtorët e mi: nga drejtorët artistikë, trupat artistike të Orkestrës, Baletit, Korit, Solistët, Ansambli Popullor, gjithë produksioni, financa, administrata e deri te teknikët e skenës e zonjat e shërbimit, TË GJITHË, kemi punuar, sakrifikuar, gëzuar së bashku, pa ju magjia që publiku ka parë nuk do të ishte realizuar.

Një falënderim i madh shkon për të gjithë publikun që na ka ndjekur, duartrokitur, mbushur plot e përplot shfaqjet tona dhe i është qasur më shumë se asnjëherë më parë TKOBAP-së.

Mirënjohje dhe falënderim dua të shpreh edhe për të gjithë partnerët, sponsorët, ambasadat dhe shumë institucione publike dhe private, që na kanë mbështetur në emër të artit.

Teatri është një motor që nuk ndalet dhe jam mirënjohëse për rrugëtimin që pata deri më sot në këtë pozicion.
Çdo detyrë është një mision i përkohshëm. Arti, pasioni dhe profesioni janë të përjetshme

I uroj suksese z. Aulon Naçi në drejtimin e këtij institucioni elitar kulturor, siç është TKOBAP-ja.

Rrugëtimi im do të vijojë me projekte të reja dhe pa dyshim do të shihemi sërish se Arti s’vdes kurrë.

abigeila voshtina aulon naci teatri kombetar i operas dhe baletit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë