Gjykata e Kurorës në St Albans ka dënuar me 10 vite burg 21-vjeçarin shqiptar, Erald Kamberi, pasi shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari në Ware, Hertfordshire, më 1 gusht 2025.
Kamberi, i cili nuk kishte patentë dhe siguracion, si dhe pa një adresë banimi, pranoi fajësinë për shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm dhe drejtim mjeti pa siguracion.
Ai drejtonte një automjet tip Vauxhall Astra me shpejtësi ekstreme dhe në krahun e gabuar të rrugës, duke tentuar t’i shpëtonte ndjekjes së policisë, kur u përplas me një moped Honda WW të drejtuar nga Phillip “Phil” Bruce, i cili humbi jetën në vend. Pas aksidentit, Kamberi u largua nga skena, por u arrestua të nesërmen.
Gjykatësi e cilësoi sjelljen e tij në timon si “të çmendur”, duke theksuar rrezikun ekstrem që ai shkaktoi. Përveç dënimit me burg, Kamberi u ndalua nga drejtimi i automjeteve për 15 vite dhe do të duhet të kryejë një test të zgjeruar përpara se t’i rikthehet timonit. Ai do të vuajë të paktën dy të tretat e dënimit, përpara se të shqyrtohet deportimi i tij nga Britania.
Detektivi Ben Heath nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Rënda deklaroi: “Asgjë nuk mund të kthejë pas atë që ndodhi apo të shërojë dhimbjen që Kamberi ka shkaktuar. Phil ishte një djalë i dashur, vëlla, nip, i fejuar dhe mik i çmuar. Largimi i autorit nga vendi i ngjarjes tregoi mungesë totale ndërgjegjeje dhe përgjegjësie.”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Shtator18:18
Takimi i politikanëve të lartë dhe mafies në ishullin Aruba/ Gazetari Trocchia: Ka biseda të përgjuara, përmendet Rama
“Ka edhe biseda të përgjuara, ku flitet për njerëz të nivelit të lartë të qeverisë së Edi Ramës, ...
AKTUALITET
25 Shtator17:57
Gazetari investigativ: Mafia shqiptare është e strukturuar, ka shumë para e lidhje të fuqishme me politikën! Kontrollojnë sistemin
Gazetari investigativ Nello Trocchia ka bërë një skaner të mafias shqiptare e cila është e strukturuar me qeliza të n...
AKTUALITET
25 Shtator17:52
Rreth 4 kg kokainë dhe një 'komedinë' me para, si u arrestua trafikanti shqiptar
Gati katër kilogramë kokainë, njëqind gramë hashash dhe më shumë se 17,000 euro të sekuestruara, me një trafikant d...
AKTUALITET
25 Shtator17:03
Rama e cilësoi transformim historik, Mati i mbytur nga plehrat. Pasi investimi “gëlltiti” milionat, zgjidhja “strategjike” prapë te qeveria
Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për reh...
AKTUALITET
25 Shtator16:23
Vrasja makabre në Durrës/ Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet pas 9 orësh! Roli i bashkëpunëtorit të arrestuar në krim
Teilor Tivari është autori i dyshuar i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon alias Marko Beqiraj, krim i ndodhur dje në lagjen nr. 12, t&eu...
AKTUALITET
25 Shtator16:09
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, krim pasioni? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin
Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës. ...
AKTUALITET
25 Shtator15:48
Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai: Ka tentuar edhe herë tjetër, mendonte se fliste me djallin
Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka deklaruar se vajza ka pasur shqetës...
AKTUALITET
25 Shtator15:43
Vodhën frezën në fshatin Panaja të Vlorës, arrestohen dy persona
Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi vodhën një mjet bujqësor për punimin e tokës, të cilin po e transp...