AKTUALITET

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 21:43
UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e
Foto ilustruese

OHRI- Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përfshirje të mundshme të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t'i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s.

UNESCO vlerëson se se “nevojat urgjente të ruajtjes së Orit kërkojnë një mobilizim të gjerë për të ruajtur vlerat universale, duke përfshirë edhe përshkrimin e mundshëm në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”. Në projekt-vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të shqyrtohet në sesionin e 46 në Indi gjatë këtij muaji UNESCO “rithekson kërkesën për Shqipërinë për të hequr zyrtarisht nga parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, mundësinë e zhvillimit urban në zonat përgjatë bregut të liqenit midis Pogradecit dhe Tushemishtit dhe në Lin” .

Po kështu UNESCO kërkon që nga Masterplani i Parkut Ujor të Burimit të Drilonit, të hiqet parashikimi për ndërtimin e një godine në majë të kodrës pranë Drilonit dhe të çdo infrastrukture mbi dhe rreth tij. UNESCO rithekson kërkesën e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që urgjentisht të përgatisin një Vlerësim Strategjik Mjedisor që vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse ndikimet e të gjitha planeve të infrastrukturës dhe zhvillimit dhe projekteve të tjera madhore në vlerat universale dhe ta dorëzojnë atë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim.

UNESCO në projekt-vendim nxit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të përforcojnë dialogun ndërkufitar nga niveli i lartë institucional në atë operacional. UNESCO u kërkon të dy shteteve “të sigurojnë që Komiteti i Menaxhimit të Pellgut Ujëmbledhës Ndërkufitar të funksionojë në baza të rregullta, në një dialog të dyanshëm me dhe të mbështetur nga një grup pune ndërkufitar për të siguruar që çështjet ndërkufitare të adresohen menjëherë dhe në mënyrë efektive dhe progresi të monitorohet dhe raportohet”.

UNESCO në projektvendim përsërit kërkesën e saj drejtuar Maqedonisë së Veriut që “ndryshimet në Planet e Detajuara Urbane dhe miratimi i Planeve të Zhvillimit Lokal jashtë vendbanimeve do të pezullohen derisa të kryhet një Vlerësim i Ndikimit të Trashëgimisë”.

“Planet e Përgjithshme Urbanistike për Ohër dhe Strugë dhe instrumentet e planifikimit hapësinor për zonat e pandërtuara të përpunohen me urgjencë dhe në respekt të plotë të vlerave universal”, thotë UNESCO.

UNESCO kërkon që Maqedonia e Veriut të ekzaminojë sistematikisht, bazuar në kritere të qarta, shtrirjen e ndikimeve negative të ndërtesave të paligjshme dhe të vendosë se si të eliminohen ose zbuten ato efekte të padëshirueshme, duke përfshirë heqjen e ndërtimeve pa leje ose pjesëve të tyre”. Më tej UNESCO i kërkon aqedonisë së Veriut të ndalojë ndërtimin pranë Kënetës së Studençiçës dhe kompleksit Gorica Veriore dhe Gorica 3 derisa të ndërmerren vleërsimet e ndikimit në mjedis për projektin

UNESCO i kërkon përsëri Maqedonisë së Veriut të finalizojë shpalljen e Kënetës së Studençiçës si park natyror dhe Liqenit të Ohrit si Monument të Natyrës dhe të sigurojë që masat e menaxhimit të ruajnë proceset dhe veçoritë kryesore ekologjike që kontribuojnë në vlrat universale të pronës. Maqedosnsië së Veriut i kërkohet nga UNESCO të dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, pas përfundimit, studimin e fizibilitetit për Planin Urbanistik për zonat dhe ndërtesat me rëndësi shtetërore në brezin bregdetar të rajonit të Ohrit.

Gjithashtu UNESCO i kërkon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të dorëzojnë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga ICOMOS të gjithë dokumentacionin e projektit në lidhje me projekt-propozimin për kishën e hershme të krishterë në Lin dhe projektin për rehabilitimi i shëtitores përgjatë liqenit në Strugë.

UNESCO nxit tw dy shtetet të ndërmarrin një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis për ndikimin e mundshëm në vlerat universal të çdo rruge alternative të Korridorit VIII-të hekurudhor, për të cilën duhet të përgatitet studimi i fizibilitetit në vitin 2024, dhe t'i dorëzojnë të gjitha vlerësimet dhe informacionin teknik përkatës UNESCOS .

UNESCO në analizën e saj vëren me shqetësim se zhvillimi në shkallë të gjerë rreth liqenit, veçanërisht pranë qendrave kryesore urbane, ka cënuar cilësitë e ansamblit jashtëzakonisht harmonik. Gjendja e ruajtjes së pronës nuk po përmirësohet dhe nuk ka prirje pozitive për të filluar rikthimin e integritetit të saj” , thotë UNESCO.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Pjesa maqedonase e Liqenit të Ohrit u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore ndërsa pjesa shqiptare u pranua në vitin 2019./ VOA

ohri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë