
Një 35-vjeçar është kapur duke tregtuar produkte bujqësore të skaduara, ku sipas hetimeve, ai kishte ndryshuar afatin e përdorimit të produkteve me etiketa të reja, duke i shitur ato si të vlefshme. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, ku policia ka zbuluar një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore që ishin jashtë afatit të përdorimit, të cilat ishin manipuluar për t'u paraqitur si të sigurta për konsum.
Operacioni i koduar “Expiration” ishte ai që çoi në zbardhjen e këtij rasti, pas një hetimi të detajuar. Sipas burimeve të policisë, 35-vjeçari dyshohet se kishte shitur për një kohë të gjatë produkte bujqësore për mbrojtjen e bimëve, duke i paraqitur ato si të vlefshme, ndërkohë që në fakt ishin të skaduara dhe jashtë afatit ligjor të përdorimit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Shiste produkte bujqësore të skaduara, vihet në pranga 35-vjeçari.
Në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore të cilave ky shtetas iu ka shtyrë afatin e skadencës, duke iu vendosur etiketa të reja.
Në zbatim të planit të masave për kontrollet në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e tregtimit të produkteve ushqimore dhe bujqësore të skaduara, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me AKU-në, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Expiration”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnje.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka shitur një sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore për mbrojtjen e bimëve, të cilave iu ka shtyrë afatin e skadencës, me 1 vit më shumë se ai i miratuari nga Ministria e Bujqësisë.
Gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me punonjësit e AKU-së, në magazinën e këtij shtetasi, në Fushë Krujë, u konstatua një sasi e konsiderueshme produktesh bujqësore, me afat përdorimi 2 vjet nga viti i prodhimit, të cilave ky shtetas iu kishte vendosur etiketa që përcaktonin afat përdorimi 3 vjet nga data e prodhimit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, qindra etiketa me ngjitje, në të cilat ishte ndryshuar afati për përdorimin e produkteve bujqësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Tetor15:30
Vrau Flori Paluçin, pasi ai qëlloi për vdekje kamarierin Aranit Kurti/ Publikohet foto e Daniel Pepës
Është publikuar foto e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasj...
AKTUALITET
23 Tetor15:29
Pakica Rome dhe Egjiptiane/ Aktivistët propozojnë ndryshime ligjore
Prej pothuajse tre muajsh, me shkarkimin e zv/Ministrit të Brendshëm që kryesonte Komisionin e Posaçëm për Pakicat Etnike, qin...
AKTUALITET
23 Tetor15:19
Ndryshime në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë, emërimet e reja
Ndryshime të reja në Ministrinë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë. Arta Dollani, është liruar nga detyra si drejtor i P&eum...
AKTUALITET
23 Tetor14:12
Tha në polici se e kishte përdh*nuar, e mitura bashkëjetonte me 16-vjeçarin prej disa kohësh me dijeni të nënës së saj
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë pë...
AKTUALITET
23 Tetor12:23
Kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë me një të mitur, arrestohet 16-vjeçari
Një 16-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale ...
AKTUALITET
23 Tetor12:04
ERE vendos tarifë të re për energjinë në stacionet e karikimit të makinave elektrike, taksistët në protestë: Do e ndjekim ligjërisht
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur një tarifë të re për energjinë elektrike në stacionet e karikimit të ma...
AKTUALITET
22 Tetor11:40
Lëviznin të armatosur dhe me lëndë narkotike, bien në prangat e policisë dy persona
Dy persona, të cilët dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës, janë kapur gjat&eum...
AKTUALITET
23 Tetor11:25
Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, në pranga tutori dhe dy kolumbianet
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të...
AKTUALITET
23 Tetor11:13
Ekzekutuan dhe groposën babanë në kasolle, gjykata dënon përjetë djalin/ Ja vendimi për fëmijët e tjerë dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb ...
AKTUALITET
23 Tetor10:26
Aksident i rëndë në Itali/ Vdes 7-vjeçari shqiptar
Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mër...