AKTUALITET

VIDEO/ Grupi Ermal Beqirit hapi kompani të reja për t`u regjistruar te Durana

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 22:27

VIDEO/ Grupi Ermal Beqirit hapi kompani të reja për t`u regjistruar te

Duket se grupi kriminal, ka depërtuar deri tek menaxhimi i fondeve nga vendet e Bashkimit Europian, duke pozuar edhe me presientit francez Emanuel Macron. Por a do të mund të krijoheshin të gjitha këto pa mbështetjen e njeriut që mund të lëvizi të gjitha fijet? I mbetet SPAK-ut ta provojë.

Por ne do të kalojmë tashmë te pasojat, tek dëmi që i është shkaktuar xhepave të varfër të qytetarëve shqiptarë. Fal gatishmërisë së institucioneve shqiptare, të kryeministri Edi Rama, të Drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karccanaj, Elira Kokonës e shumë të tjerëve, këto kompani kanë gllabëruar qindra milionë euro tendera. E për të paktën 100 milionë euro abuzime, kompanitë në emër të, Ermal Beqirit, Andis Papa e Gëzim Hoxhës nisën të përdornin Duranën, që për këto fonde abuzive të mos paguanin as taksa.

Ish- zv. kryeministri Arben Ahmetaj denoncoi se Durana Tech Park ishte një hapsirë e krijuar enkas si parajsë fiskale për të shmangur taksat nga kompanitë nën zotërim të atij që SPAK e cilësoi grup të strukturuar krimina. Emisioni plug analizojë të dhënat e këtij Parku teknologjik, ku faktohet se pjesë e projektit janë pikërisht këto kompani. Për të shmangur ngërccin ligjor, kompanitë e bosëve të tenderave të AKSHI-t nisën të themelojnë një zinxhir kompanishë të reja, që duket qartazi se qëllim kanë shmangien e taksave për milionat e marra nga kompnitë mëmë në tenderat e AKSHI-t. Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, deri më tani në Durana Tech Park rezultojnë të regjistruar 50 kompani, të cilat janë krijuar kryesisht gjatë 8 muajve të fundit. Shumica e kompanive që kanë regjistruar si adresë të biznesit të tyre parkun virtual në Xhafzotaj, janë me pronësi shtetas shqiparë, ndërsa midis tyre ka dhe kompani të huaja që nuk kanë aktivitet në vendin tonë.

Mes këtyre kompanive, janë edhe ato të pesonazheve, që tashmë sipas Prokurorisë së Posaçme kishin krijuar grup të strukturuar kriminal për të zhvatur tenderat e AKSHIT, duke rrëmbyer madje edhe biznesmenët që tentonin të futeshin në garë për këto tendera.

ERMAL BEQIRI rezulton pronar i 11 kompanive. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Ermal Beqiri ka themeluar në datën 21 gusht 2025 kompaninë “Data Storm” shpk. Adresa e kësaj kompanie është pikërisht Durana. Objekti i veprimtarisë është aktiviteti në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inocvacionit, duke përfshirë një seri sektorësh. Objekti i kësaj kompanie, është i njëjtë me objektin e kompanive të tjera të Ermal Beqirit, të cilat kanë përfituar fonde nga AKSHI. Një prej tyre është shoqëria HORIZON shpk, e cila është themeluar në 23 shtator 2005. Kjo kompani, për vitet 2019-2025 ka përfituar 1.3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit ose 13 milionë euro. Ndërsa për vitet 2015-2018, kompania Horizon e Ermal Beqirit ka përfituar rreth 300 mijë euro pagesa, këto kryesisht nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Soft & Solution, gjithashtu në pronësi të Ermal Beqirit, ka përfituar deri më tani rreth 2.2 miliardë lekë pagesa nga thesari i shtetit apo në total më shumë se 22 milionë euro nga viti 2019 deri në vitin 2025.

Gjithashtu kjo kompani ka përfituar dhe rreth 3.4 milionë euro tendera nga viti 2015 deri në vitin 2019, kryesisht nga AKSHI.

Kjo kompania, veç AKSHI-t, ka përfituar tendera të shumtë për shërbime IT edhe nga Presidenca, Bashkia e Tiranës, Universiteti i Tiranës, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura etj. Soft & Solution është krijuar në vitin 2011 nga shtetasit Vjollca Vasiari dhe Enida Puto. Ndërsa në vitin 2021, kompania blihet nga Ermal Beqiri, dhe prej asaj periudhe njeh një sukses të jashtëzakonshëm duke përfituar mbi 22 milionë euro tendera dhe pagesa të përfituara nëpërmjet tenderave sekret nga thesari. Sa dhe më sipër, Ermal Beqiri, me vetëm dy nga 11 kompanitë në pronësi të tij, ka përfituar mbi 38 milionë euro pagesa nga AKSHI dhe institucione të tjera pbulike në vend. Nga këto, rreth 35 milionë euro, shteti shqiptar ia ka paguar kompanive të Ermal Beqirit vetëm gjatë periudhës 2019-2025. Dhe duket se paratë, pasi merreshin nëpërmjet tenderave sekret nga kompanitë e Ermal Beqirit, përfundonin në formën e transfertave për nënkontraktime te kompanitë e Ergys Agasit.

GEZIM HOXHA

Gëzim Hoxha, është një tjetër emër, me masë sigurie nga SPAK për aferën e dosjes së AKSHI-t, është shtetasi Gëzim Hoxha. Gëzim Hoxha, është pronari në letra i kompanisë “FIRST”, e themeluar në 13 gusht 2008. Vetëm pak javë përpara se SPAK të priste urdhërarrestet për grupin kriminal të AKSHIT, Gëzim Hoxha themeloi dy kompani të cilat i regjistron pikërisht në Durana Tech Park. Në datën 11 nëntor 2025, Gëzim Hoxha regjistron kompaninë CyberMind LABS dhe një ditë më pas regjistroi në QKB edhe kompaninë Box Artificial Logic. Në të dyja kompanitë e themeluara rishtazi, Gëzim Hoxha është aksioner i vetëm. Ndërkohë, këto kompani duket se do të përdoren si guackë, për të shmangur taksat dhe tatimet pasi janë regjistruar tek DURANA. Gëzim Hoxha është pronar i kompanisë “First”, e cila rezulton si pjesë e skemës kriminale të vjedhjes së parave nga AKSHI. Kompania FIRST, rezulton se nga viti 2019 deri në vitin 2025 ka përfituar 2.8 miliardë lekë pagesa nga thesari, apo rreth 28 milionë euro.

Dhe nga viti 2015 deri në vitin 2019, kjo kompani ka përfituar rreth 3.7 milionë euro tendera. PRa në total, Gëzim Hoxha për dhjet vjet ka përfituar më shumë se 32 milionë euro tendera. Pra deri më tani, duket qartë se Ermal Beqiri dhe Gëzim Hoxha, dy nga përfituesit më të mëdhenj të parave nga AKSHI, kanë përfituar mbi 70 milionë euro në total nga paratë e shqiptarëve.

ANDIS PAPA

Andis Papa është një tjetër personazh i grupit kriminal të AKSHI-t, Edhe ky shtetas, njësoj si Gëzim Hoxha, vetëm pak ditë përpara se SPAK ta merrte të pandehur, krijoi kompaninë Quantech, që e regjistroi në tokën Dierrë në Xhafzotaj, të quajtur “DURANA”. Kompania Quantech u themelua në datën 14 nëntor 2025, ndërsa ashtu si kompanitë e Gëzim Hoxhës, Ermal Beqirit dhe të tjerë, nuk dihet sesa punonjës ka, ndëra njësoj si kolegët, edhe Andis Papa themelon kompani guackë me vetëm 100 mijë lek kapital. Por Andis Papa është pronari në letra i shoqërisë FASTECH shpk. Sipas të dhënave nga thesari, kjo shoqëri ka përfituar mbi 24 milionë euro tendera nga viti 2015 deri në vitin 2025.

Pagesat janë marrë kryesisht nga AKSHI, por nuk mungojnë as institutcione të tjera të rëndësisë së veçantë si Ministria e Brendshme, Doganat, Ministria e Mbrojtjes etj. Por, pagesat që ka përfituar kompania FASTECH nga buxheti i shtetit dyshohet se mund të jenë shumë më të mëdha nga ato që janë bërë publike deri më tani.

Deri më tani, vetëm tre nga emrat, që përmenden në dosjen hetimore të AKSHIT, si pjesë e grupit kriminal, që jo vetëm zhavaste para, por edhe rrëmbente biznesmenë që tëmos futeshin në tendera publik, kanë përfituar rreth 95 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit, Por Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, duket se kanë pasur kompani edhe me “presta nome”. Një prej tyre është kompania “INGË-T” shpk. Kjo shoqëri rezulton se është e regjistruar në emër të shtetases Arjola Koromani dhe Erisa Malellari. Sipas dosjes së SPAK, Shoqeria "INGË-T" sh.p.k., pervey adreses se njejte "Hoxha Tasim", pallati 152, hyrja / , lcati 2", meshoqerine "EA Solution" sh.p.k, kishte te evidentuar edhe numrin e pasurise.

Në datën 1 qershor 2025, agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në zyrat e kësaj shoqërie, e cila ndodhej e regjistruar në të njëjtin vend me kompaninë e Ergys Agasit. Nga kontrolli ka rezultuar, se në zyrë ishin 10 të rinj të punësuar. Sipas SPAK, Te gjithe punonjesit u pyeten dhe deklaruao se ishin punonjes te shoqerise "Soft &Solution". Ata nuk kishin dijeni rreth shoqerisc "EA Solution. Punonjesit deklnruan se zyra ku ushtronin veprimtarine ishte zyre programimi e shoqerisë "Soft & Solution", se ata ishin rekrutuar ngu zyra e burimeve njerezore e kësaj shoqërie, kishin kryer trajnimin prane zyrave të saj dhe prej rreth 1 viti punonin ne zyren ku ishin aktualisht, ku po zhvillonin sistemin e çeshtjeve te Policise se Shtetit.

Shtetasja Arjola Koromani ka qene ortake dbe administratore e shoqerise "'Soft & Solmion". Me pas kjo shtetase ka qene ortake apo administntore ne disa shoqeri te lidhura me shoqerine "Soft & Solution", deklarohet në hetimet e SPAK. Nga hetimet rezulton gjithashtu se Arjola Koromani ka kryer të paktën gjashtë pagesa në llogarinë e kompanisë EA Solution të Ergys Agasit, vlera e të cilave shkon në rreth 18 mijë euro.

Nga të dhënat publike, rezulton se kompania INGË-T, në pronësi të Arjola Koromanit, ka përfituar të paktën pesë tendera publik për sisteme IT, nga pesë bashki në vend.

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 28 Janar21:35

Aksident me vdekje në Tepelenë

Një aksident me një të vdekur është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, në aksin rural Tepelenë–Lo...

video

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”