Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, në orën 10:00, në sheshin “Italia”, u mblodhën mësues e pedagogë nga të gjitha universitetet e Tiranës, në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë.
“Ky grumbullim duhet të simbolizojë dhe simbolizon, besoj, mbështetjen e fuqishme për studentët tanë. Ne i jemi borxhlinj studentëve, sepse nuk i mbështetëm aq sa duhet në vitin 2018”, tha studiuesi Enver Bytyçi.
“Gjendja në universitete, për fat të keq, nuk është ajo që pritej, ajo që dëshirohet. Ajo që duket akoma më keq është se këtu ka humbur shpresa, auditorët tanë po boshatisen. Ne çdo vit presim dhe marrim gjithmonë e më pak studentë, pra ne po shuhemi, jo vetëm si komb në tërësi, por mbi të gjitha universitetet, dhe po u shuan universitetet, po u shuan studentët, rinia, atëherë humbet e ardhmja e këtij vendi”, shtoi profesori i gjeografisë, Dhimitër Doka.
Pedagogu Bytyçi theksoi se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të studentëve, me të gjitha mjetet, duke bërë edhe propozimin e tij.
“Sot duhet të miratojmë një dokument në të cilin i vendosim disa caqe qeverisë, Policisë, strukturave të dhunës dhe t’i paralajmërojmë që, nëse përdorin sërish dhunë ndaj studentëve, pedagogët, në mbrojtje të studentëve, duhet të fillojnë një grevë urie”.
Profesori Lush Susaj komentoi edhe episodet e dhunshme nga ana e Policisë ndaj studentëve.
“E merrte polici studentin e tërhiqte zvarrë aty te Parku Rinia dhe i binte me shkopin e gomës. Ai thoshte: ‘Mos më gjuaj se po më dhemb, jam i vogël, mos më gjuaj, aman’. Nuk kishte mëshirë fare polici. Këta janë më zi se policët e komunizmit, sepse kur fëmija i drejtohet: ‘Mos më godit, mos më rrih, jam i sëmurë, mos se jam i vogël, o xhaxhi’, ai i binte më shumë në femur. Ai shkopi i hekurit mund t’i thyejë edhe kockën, prandaj nuk është mirë. Edhe në luftë, kur tjetri të është shtrirë, i ka rënë të fikët te këmbët, nuk mund ta gjuash që t’i thyesh këmbët. Unë nuk kam qenë polic, por, për nder të familjes, edhe fëmijën e hasmit nuk e kisha goditur ashtu”, u shpreh ai.
Sipas mësueses Mirela Berisha, këto akte dhune ndikojnë negativisht te adoleshentët.
“Punojmë me adoleshentë çdo ditë, kalojnë trauma edhe për gjëra më të thjeshta sesa të goditen me shkopinj gome. Janë në një moshë kur përjetimet janë krejt të ndryshme, të jashtëzakonshme, dhe aq më tepër kur ne shohim skena të tmerrshme: përplasen në tokë, goditen në kokë, goditen me plumba gome, totalisht e palejueshme”.
Nga ana tjetër, pa anashkaluar këto episode, pedagogu Zylyftar Bregu e vuri theksin te ndërprerja e punës në universitete.
“Universitetet shqiptare e kanë ndaluar punën. Dhe ky është një dimension shtesë i protestës që e vështirëson situatën, sepse studentët nuk janë më në auditore. Një pjesë janë në protestë, një pjesë janë larguar, pasi janë bërë merak prindërit, dhe ky është një problem. Unë shpresoj që kjo situatë të zgjidhet, sepse, nëse zgjat, krijohet një zbrazëti e madhe në normalitetin e universitetit, e cila duhet të mbushet pastaj, por krijon pasoja”.
Mësuesit komentuan edhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili kërcënoi mësuesit dhe prindërit për fëmijët që do të dilnin në protestë.
“Kryeministrit të një vendi nuk i lejohet që të ushtrojë presion as mbi mësuesit dhe as mbi prindërit. Nëse nxënësi shkon për të protestuar, është e drejta e tij të protestojë. Mësuesi nuk mund të bëjë policin, është mësues”, tha mësuesja Mirela Berisha.
“Një pjesë e madhe e pedagogëve janë persona me integritet dhe nuk e llogarisim atë pjesën e presionit nga pushteti, por ka dhe një kategori që mund të jenë edhe prindër, edhe profesorë, të cilët mund ta ndiejnë këtë gjë. Personalisht, nuk e ndiej”, shtoi pedagogu Bregu./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Eksperimenti ynë, që vendos deklaratat e Edi Ramës të vitit 2013, kur ishte ende në opozitë, përballë zhvillimeve të...
Xhamat janë thyer, ndërsa nëpër mure shihen gjurmë të zeza bloze. Pasojat e protestave të ditëve të fundit janë...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis ...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...