Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
POGRADEC- 42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e të shtunës në Pogradec sipas policisë së Korçës “si pasojë e një konflikti”, ndërsa ngjarja tragjike ka përfshirë në polemika disa institucione pas dyshimeve për manipulim të fakteve në favor të autorit.
Policia e Korçës njoftoi se forcat e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ngritën grupin hetimor, sekuestruan kamerat e lokalit, shoqëruan disa persona, që ishin të pranishëm në çastin e ngjarjes dhe kryen të gjitha veprimet e para me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
“Grupi hetimor zbardhi ngjarjen, identifikoi dhe arrestoi autorin si dhe tre shtetas të tjerë për moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila hodhi poshtë dyshimet se policia u përpoq të manipulonte apo të fshihte ngjarjen.
Jonida Proga, motra e viktimës, tha para mediave se vëllai u dhunua dhe u la gjatë në rrugë në gjendje të rëndë, ndihma mjekësore u vonua ndërsa theksoi se “policia ka lëvizur shumë vonë” dhe se “jeta e vëllait mund të ishte shpëtuar me një ndërhyrje më të shpejtë mjekësore, gjë që u frenua nga veprimet policore”.
Por Avokati i Popullit shprehu “shqetësimin e thellë” të hënën për “ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku në rrethana të dyshimta humbi jetën një qytetar” dhe bëri të ditur se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet e organeve kompetente, i cili do të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.
“Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku urdhëroi sot që të kryhet një inspektim lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit në policinë e Korçës nga drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Njoftime jozyrtare bëjnë me dije se Proga u dhunua brutalisht nga një 29 vjeçar, i cili është pjesëtar i një familje me lidhje politike në pushtetin socialist, çka dyshohet se mund të ketë sjellë frikën apo ngurrimin e shumë pjesëmarrësve për të folur, që të fshehin ose të zvarrisin me vonesa zbardhjen e ngjarjes.
Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec, Gentian Çela, deklaroi se “i ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit”.
Ai theksoi se policia e Pogradecit “për qëllime politike” u përpoq të “fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale”, si dhe kërkoi për këtë shkarkimin e drejtuesit vendor të policisë.
Ngjarja tragjike ka tronditur qytezën turistike të Pogradecit buzë liqenit të Ohrit në juglindje të vendit, e cila vizitohet nga mijëra turistë vendas dhe të huaj, aq e njohur për mikpritjen, arkeologjinë antike dhe atmosferën paqësore, që përfshin prej shumë kohësh këtë krahinë.
Eglantin Proga, baba i dy fëmijëve të mitur, njihej nga komuniteti si qytetar i rregullt e i qetë pa konflikte me persona problematikë. Ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet e konfliktit, ku ai u dhunua ashpër deri në humbje të jetës, ndërsa hetimet e disa institucioneve të ndryshme pritet të zbardhin të vërtetën./ VOA
Thëllëzë TIRANË- Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur” dhe partnerët e saj n&...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshi...
Finiq FINIQ- Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për ...
Foto ilustruese TIRANË- Autoritetet tajlandeze po garojnë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti, të mbushura me...
Foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një v...
egli proga, denis mece POGRADEC- Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për n...
LAPARDHA- Flakët kanë përfshirë pasditen e sotme lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1. Zjarri ka rënë në ullishtet...
ITALI- Tre shqiptar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi po transportonin drogë nga Ekuadori. Gjithashtu 148 kg k...
SKOCI- Një shqiptar është paraqitur në gjykatë në lidhje me një rast të kultivimit të kanabisit në shka...
Zjarr TIRANË- Prej më shumë se 2 muajsh zjarret vazhdojnë të djegin në Shqipëri me mijëra hektarë pyje dhe kul...