AKTUALITET

Vrasja Ardian Nikulajt, zbulohet gabimi i ministres britanike me dokumentet e ekstradimit të të dyshuarve në vrasje

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 19:49

Vrasja Ardian Nikulajt, zbulohet gabimi i ministres britanike me dokumentet e

Home Office, Ministria e Brendshme britanike, thotë se ka zbuluar një gabim administrativ me pasoja të mundshme në ekstradimin e një shqiptari dhe tre britanikëve, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023. Gabimi lidhet me dokumentet e firmosura nga ish-ministria Yvette Cooper, disa muaj pasi gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” në Gusht 2024 pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstraduar shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia dhe shtetasit britanik Thomas Mithan, Harriet Bridgeman bashkë me Harry Simpson.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka parë letrën e dërguar nga drejtoria e ekstradimeve në Home Office, ambasadës shqiptare në Londër, ku tregohet me detaje gabimi i zbuluar dhe rrugët e mundshme për ta korrigjuar. Ky korrigjim kërkohet të ndodhë përpara nisjes së procesit të apelit në Gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice” më 7 tetor, në mënyrë që avokatët mos ta shfrytëzojnë gabimin për të liruar automatikisht të katër të kërkuarit e drejtësisë shqiptare.

Home Office në letër tregon se fillimisht Edmond Haxhia u akuzua nga Prokuroria e Lezhës, bazuar në nenin e kodit penal të Shqipërisë “si vrasje për gjakmarrje”. Ndërsa tre britanikët për vrasje me paramendim. Por këto akuza gjatë gjyqit të ekstradimit u ndryshuan pas një letër garancie nga Prokuroria e Lezhës dhe me firmën e ish-ministrit të drejtësisë Ulsi Manja ku thuhej se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes”. Ndërsa për tre britanikët ranë akuzat për përdorim armësh pa leje.

Ndryshimi i akuzave bëri që gjykata ekstradimeve t’i thoshte “PO”, kërkesës së shtetit shqiptar dhe vendimi i shkoi për firmë sekretares së shtetit Yvette Cooper. Është zbuluar se të katër dokumentet e firmosura prej saj, ishin formuluar gabim, me akuzat e vjetra bazuar në nenet e gjakmarrjes dhe përdorimit të armëve.

Në letrën dërguar ambasadës shqiptare në Londër Home Office thotë: Sekretari i Shtetit nuk ka një mekanizëm ligjor për të korrektuar këtë gabim i përsëritur në të gjitha dokumentet që lejojnë ekstradimin e gjithë personave në këtë proces. Në këtë moment kur të gjithë personat e kërkuar, kanë aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, asnjë prej tyre nuk e ka ngritur këtë çështje specifike në mënyrë individuale apo kolektive për të kundërshtuar urdhrin. Skenari i mundshëm është se mund të krijohet mundësia që ky gabim për secilin person, të çojë në lirimin e tyre prej procesit të ekstradimit.

Përballë vënies në veprim të këtij skenari nga avokatët, Home Office i propozon shtetit shqiptar edhe mënyrën si mund të shmanget në Gjykatë e Lartë një zhvillim i tillë me pasoja shkatërruese në ekstradimin e tyre.

“Ne e kemi eksploruar këtë çështje dhe kemi marrë këshillime nga këshilltarët tanë juridik në Home Office, në mënyrë për të blinduar urdhrat e ekstradimit për secilin person. Ne duam të ftojmë autoritetet shqiptare të konsiderojnë lëshimin e një tjetër garancie për qeverinë në Britaninë e Madhe, se personat e kërkuar nuk do të përballen me akuza për gjakmarrje siç edhe e keni konfirmuar në korrespondencën e datës 4 Shtator 2023.

Sekretari i Shtetit do të dërgojë këtë garanci në Gjykatën e Lartë si pjesë e procesit aktual të apelit. Kjo kërkesë e jona luteni të plotësohet deri më datë 10 Shtator 2025”. Burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i thanë Top Channel se kjo kërkesë e palës britanike është përmbushur në afatin e kërkuar.

Në Londër në datat 7 dhe 8 Tetor një gjykatës në gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice”, do të dëgjojë palët në proces dhe më pas do të vendosë, nëse jemi përpara një rasti për të cilin duhet lejuar apeli i plotë apo jo për vendimin e dhënë në Gusht 2024 kur u lejua ekstradimi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë