AKTUALITET

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria regjistron procedimin penal, ja akuzat që rëndojnë ndaj të dyshuarve

M.B. Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 10:41

Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec/ Prokuroria regjistron

FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve në Roskovec, Gramos dhe Lavdimir Kurtaj nga Altin Kuka. Ky institucion ka njoftuar zyrtarisht akuzat për Kukën dhe bashkëpunëtorët e tij. Konkretisht, Altin Kuka dyshohet për kryerjen e veprës penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa, Evis Kuka, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Emarjus Kuka dyshohet për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga ana tjetër, Tomor Zyka dyshohet  për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal. Gjithashtu Prokuroria njofton se personi me inicialet Y.K., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I mituri në konflikt me ligjin, me inicialet E.H., dyshohet për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”. Për dy personat e fundit, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e 10 shtatorit në fshatin Kurjan të Roskovecit. Viktimat po pinin kafe kur u qëlluan me breshëri automatiku. Pas krimit Altin Kuka u vetëdorëzua në polici, ndërsa disa orë më vonë u arrestuan edhe djemtë e tij.

Njoftim:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.1375/2024 lidhur me ngjarjen e ndodhur në Roskovec, Fier, në datën 10.09.2024, ku humbën jetën dy shtetasit G.K dhe L.K dhe po kryhen hetime për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe nenet 278, 280, 291, 300 dhe 302 të K.Penal.

Në lidhje me këtë ngjarje, pas veprime hetimore të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrestuan në flagrancë tre shtetasit A.K, E.K, E.K. pasi nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimeve u krijua dyshimi i arsyeshëm se ata kanë kryer veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79, shkronja “dh” dhe 25 të K.Penal. Po ashtu, është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit T.Z., si i dyshuar për kryerjen e veprës venale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal.

Më datë 12.09.2024, për shtetasit A.K, E.K, E.K dhe T.Z. u paraqit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesa për vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Pas vleresimit të provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve, me urdhrin për regjistrimin e emrit të personave që i atribuohet vepra penale, datë 12.09.2024, në procedimin penal të lartpërmendur janë shënuar emrat e personave nën hetim si më poshtë:

1. A.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

2. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim,“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar në nenin 79/dh dhe 25, 278 dhe neni 291 i K.Penal;

3. E.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në neni 79/dh dhe 25 dhe 278 i K.Penal;

4. T.Z, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i K.Penal;

5. Y.K, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 278/4 dhe 280 i K.Penal;

6. I mituri në konflikt me ligjin E.H, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Për shtetasit Y.K. dhe të miturin në konflikt me ligjin E.H, për shkak të moshës së tyre, vazhdon hetimi në gjendje të lirë, për veprat penale. Gjithashtu, po kryhen hetime të mëtejshme për të vënë para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të cilët dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur.

roskovec

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë