Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Pasi SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar burgim të përjetshëm të Altin Hajrit, për rrëmbim ose mbajtja peng e personit kur është shkaktuar vdekja, grup i strukturuar kriminal në dëm të Jan Prengës, mbrojtja e të pandehurit ka bërë këtë të enjte kundërshtimet përfundimtare para se gjykata të shprehet me vendim.
Ndërkaq Gjykata la datën 24 mars për komunikimin e vendimit ndaj të akuzuarit.
Por çfarë deklaroi sot në seancë avokati i të akuzuarit Altin Hajri?
Avokati Aranit Roshi: "Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë pasur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë.
I vetmi fakt që thotë akuza është përdorja e Shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka patur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin.
Nuk ka pasur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt s’do kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por di ishte planifikuar një vend supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina.
Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij.
Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë. Nga “SKY”, komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangi apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka pasur.
Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën.
Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, ne kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën.
Një ngjarje kriminale mund të ndodhë sot në një hotel në mes të Tiranës fjala vjen tek “Rogner”, të fusin makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij.
SPAK thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka pasur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend?
Është totalisht e pakuptueshme. Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grril.
Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij. Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në “ENCRO” s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur Hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka pasur dijeni, as akses.
Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka pasur dijeni. I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur".
Policia ka zbardhur dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr në Vlorë, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendë...
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë ...
Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. ...
Grupi Parlamentar i PD ka njoftuar se ka bërë një kërkesë për marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjes&e...
Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë ...
Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, pas ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt 2026 në Sauk, ku një 18-vjeçare u ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga Saimir dhe Elvir Gjutën, në lidhje me vetëplagosjen e 18-vjeçares disa javë...
Sibora Gagani dhe Marco Romeo Prokuroria spanjolle kërkon dënim me 22 vjet burg për shtetasin italian Marco Romeo, i akuzuar për vrasje...
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në gjyqin për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, pasi në se...