Skemë ndërkombëtare për trafikun e armëve, Muçollari: Rama dhe Yeffet duhet të japin llogari
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...
Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën ...
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit...
Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa administrative ndaj subjektit “Polyeco Albania” Sh.p.k., pas konstati...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe drejtuese politike për Delvinën, Ina Zhupa, ka reaguar pas intervistës të ish-zëvendësk...
Banorët e fshatrave të zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës janë ngritur sërish në protestë të fu...
Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Muzeun Renoir në Cagnes-sur-Mer, në jug të Fr...
Një situatë e rëndë me mbetjet urbane është denoncuar në fshatin Molisht të Beratit. Pamjet e mbërritura në...

Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku përveç detit në ngjyrë blu të kthjellët, dhjetra hotele dhe resorte konkurrojnë me njëri-tjetrin me ofertat e pasura kulinare dhe mundësitë për argëtim dhe pushim.
Por më 3 shtator, njëri prej tyre, Regina Palm, u shndërrua në një skenë krimi që të sjell ndërmend “Perëndimin e Egër” në Amerikën e shekullit XIX.
Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta Group” hyri në ambientet e hotelit Regina Palm i shoqëruar nga një grup truprojash të armatosura për të sqaruar një konflikt pronësie mbi një sipërfaqe të lakmueshme toke në Palasë me Vasil Bedinajn, pronarin e hotelit.
Konflikti precipitoi në dhunë dhe përdorim armësh me përfshirjen e një numri punonjësish të kompanive private të sigurisë për llogari të të dyja palëve.
Përplasja mes dy biznesmenëve për investimet turistike në jug të vendit nuk është rasti i vetëm që ekspozon përdorimin e kompanive private të sigurisë si ‘mercenarë’ të grupeve të biznesit, në shkelje të çdo kriteri ligjor. Më parë, punonjës të policive private u shfrytëzuan për të kryer ‘punët e pista” edhe në projektet e ngjashme të Zvërnecit apo Rrjollit – duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin dhe mekanizmat e kontrollit.
Sipas juristit Eugen Beçi, një ish-prokuror i krimeve të rënda, kjo situatë tregon kapitullimin e shtetit përballë problemeve të gjithëpërhapura të pronësisë, veçanërisht në zonat me interes të lartë zhvillimi. Në mungesë të drejtësisë, Beçi thotë se vendin e ka zënë vetëgjyqësia.
“Meqë gjyqet zvarriten me vite dhe përmbarimi nuk funksionon, biznesmenë dhe personazhe të botës së krimit kanë krijuar xhepat e tyre të forcës,” tha Beçi për BIRN.
“Në vend që të presin vendimin e gjykatës për një pronë apo tokë në bregdet, marrin 20-30 veta me uniformë policie private dhe e pushtojnë me dhunë. Shteti ka heshtur, dhe kur shteti hesht e heq dorë nga vendosja e drejtësisë, vendin e tij e zë dhuna e privatit,” shtoi ai.
Ligji 75/2014 për shërbimin privat të sigurisë fizike parashikon në letër një sërë kriteresh të rrepta për certifikimin e punonjësit të shërbimit, duke përfshirë trajnimet si dhe kontrollet e backgroundit të tyre penal.
Ligji parashikon gjithashtu rastet ekstreme se kur mund të përdoren armët e zjarrit apo forca, duke njoftuar në çdo rast në mënyrë urgjente Policinë e Shtetit.
Sipas Romario Shehut, studiues i Programit të Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, shërbimi privat i sigurisë fizike jo gjithmonë vepron në përputhje me legjislacionin. Në këtë analizë, Shehu thekson se është e rëndësishme që të vlerësohet se kush e përdor sigurinë private në Shqipëri dhe për çfarë qëllimi.
“Ndonëse një SHPSF mund të jetë një kompani plotësisht legjitime me punonjës të trajnuar dhe të certifikuar, niveli i rrezikut ngelet i lartë kur një klient me interesa të forta ekonomike apo histori kriminale përdor një numër të madh punonjësish sigurie për të zgjidhur konfliktet, si në rastin e Vlorës,” tha ai.
“Këtu lind problemi që përdoret një shërbim legjitim i sigurisë, për një qëllim që në substancë është frikësimi, presioni ose imponimi i një interesi privat përmes forcës,” shtoi Shehu.
Ai e cilëson këtë problem shqetësues veçanërisht në Shqipëri, ku konfliktet mbi pronën, territorin, investimet dhe aktivitetet ekonomike mund të përplasen me interesa kriminale.
Shehu vlerëson se në këto raste duhet që institucionet përgjegjëse shtetërore të ushtrojnë detyrat ligjore të mbikëqyrjes dhe të jenë në gjendje të garantojnë se, asnjë aktor, pavarësisht fuqisë, nuk mund ta zëvendësojë autoritetin publik.
Shehu i cilëson rastet e fundit jo vetëm si shkelje kompetencash, por edhe vepra penale.
“Për këto raste duhet të hetohet jo vetëm sjellja individuale e punonjësve, por edhe kush e dha urdhrin, në çfarë rrethanash dhe cili ishte qëllimi i ndërhyrjes së tyre,” shtoi ai.
Edhe avokati Eugen Beçi vëren shkelje të legjislacionit në rastet e publikuara, veçanërisht në përdorimin e armëve të zjarrit apo të përfshirjes në konflikte. Sipas tij, edhe pse ligji përcakton që armët e rojeve private të rrinë brenda gardhit të objektit, shumë herë kjo nuk ndodh.
“Kur këta njerëz dalin me pistoleta në brez nëpër hotele e resorte dhe përfshihen në sulme, këtu nuk flitet më për roje, por për persona që mbajnë armë pa leje dhe bëjnë kanosje,” tha Beçi për BIRN.
“Kjo ndodh vetëm ngaqë shteti mbyll sytë dhe nuk ushtron asnjë kontroll real, duke i lënë banditët të fshihen pas një këmbëze policie private,” shtoi ai.
Shoqëritë private të sigurisë fizike mbikëqyren nga Policia e Shtetit, por sipas Shehut, në praktikë ka probleme me zbatimin e përcaktimeve ligjore. Ai sjell në vëmendje një studim të hershëm të IDM-së mbi sektorin privat të sigurisë në Shqipëri, ku vlerësohet se sfidat kryesore lidhen me kontrollin joefektiv të zbatimit të ligjit nga institucionet shtetërore, dobësitë e mbikëqyrjes, mungesën e një politike koherente për sektorin, si dhe dobësitë e vetërregullimit të tij.
“Studimi evidentonte probleme të rëndësishme të zbatimit të ligjit, përfshirë kapacitetet e kufizuara të Policisë së Shtetit për kontrollin e një numri të madh kompanish dhe kontratash, problemet me trajnimin dhe certifikimin, e mungesen e koordinimit ndërinstitucional,” tha Shehu.
Po ashtu, avokati Beçi fajëson mungesën e kontrollit nga shteti ndaj këtyre stukturave, të cilat sipas tij mjaftohen me kontratat formale në lëtër.
“E hapin kompaninë ose marrin një licensë shërbimi, veshin njerëz me precedentë me uniforma, u japin armë dhe ja ku u krijua ‘ushtria private’ e një individi me rekorde,” tha Beçi, duke theksuar se kontrolli i Policisë së Shtetit çalon dhe nuk verifikohet e shkuara kriminale e rojeve.
Beçi sugjeron që institucionet shtetërore përkatëse të veprojnë në rastet kur policia private përdoret si instrument për dhunë e presion.
“Ligji e thotë qartë kufirin: polici privat nuk ka tagër as të hetojë, as të ndalojë njeri, as të shpërndajë turma dhe as të sillet si sherif në rrugë. Ai ka vetëm detyrë rojtari brenda mureve të objektit,” tha Beçi për BIRN.
“Shteti nuk mund t’ia lëshojë kontrollin e territorit dhe policimin privatëve; në momentin që një kompani bëhet mburojë e banditëve, policia duhet t’i heqë menjëherë licencën, t’i çarmatosë dhe t’i çojë para prokurorisë,” përfundoi ai./BIRN
Personi që shihni në foto është Ylber Luli, 24 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra gjat&...
Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të P...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthje...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...