POLITIKE

Berisha: Asnjë taksë mbi 12.5%, nafta nuk do të kushtojë më shumë se në vendet fqinje

Piranjat Përditësimi i fundit 1 November 2026, 15:10

Berisha: Asnjë taksë mbi 12.5%, nafta nuk do të kushtojë

Sali Berisha premton se me Partinë Demokratike në pushtet asnjë taksë nuk do të jetë mbi 12.5 për qind, ndërsa nafta nuk do të kushtojë më shumë se në vendet fqinje. Gjatë komunikimit me ndjekësit, kreu i opozitës kërkoi qeveri kujdestare, mbështeti listat e hapura dhe garantoi vazhdimin e mbështetjes së demokratëve për protestën studentore.

Asnjë taksë mbi 12.5 për qind, përfshirë TVSH-në, dhe çmim të naftës jo më të lartë se në vendet fqinje. Këto janë premtimet e Sali Berishës në rast se Partia Demokratike vjen në pushtet.

“Unë garantoj çdo qytetar shqiptar, së pari në republikën e Shqipërisë për PD në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 përqind, përfshi TVSH-në.”

Kreu i opozitës kritikoi projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027, duke pretenduar se ndryshimet do të rëndojnë mbi qytetarët, bizneset e vogla dhe shtresën e mesme.

Sipas tij, përfshirja e më shumë bizneseve në skemën e TVSH-së do të rrisë çmimet, ndërsa ndryshimi i taksës së dividendit nga 8 në 15 për qind do të dëmtojë investimet e huaja.

Berisha premtoi gjithashtu lehtësim fiskal për profesionet e lira dhe heqjen e taksës së qarkullimit nga automjetet.

“Ndaj dhe garantoj qytetarët se në pompë në Shqipëri nuk do shitet kurrë një litër naftë më shtrenjtë se në vendet përreth. Kurse taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë.”

Sa i përket zhvillimeve politike, kreu demokrat përsëriti kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila, sipas tij, duhet të realizojë reformën zgjedhore dhe të përgatisë zgjedhje të lira.

“Rama dorëheqjen, një qeveri kujdestare e cila do të bëjë reformën zgjedhore, e cila do t'i hapë rrugën drejtësisë për të gjitha vendimet e saj kundër korrupsionit dhe përgatitjen e një fushe të barabartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Berisha u shpreh në favor të listave plotësisht të hapura dhe modelit zgjedhor të Kosovës, por këmbënguli se ndryshimi i sistemit nuk mjafton pa garantuar kushte të barabarta gare.

“Jam i gatshëm për listat plotësisht të hapura. Jam i gatshëm për sistemin që ka Kosova.”

Në fund, kreu i PD-së komentoi edhe incidentet dhe përplasjet brenda protestave, duke akuzuar një grup të vogël aktivistësh se po përpiqen të pengojnë pjesëmarrjen e demokratëve. Ai theksoi se PD-ja nuk pretendon drejtimin e protestës studentore, por do të vijojë mbështetjen për të.

“Garantoj se kjo mbështetje do të vazhdojë me çdo çmim dhe pa asnjë lloj hezitimi.”

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?