Pse po ftohet entuziazmi për Inteligjencën Artificiale?
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...
Një hetim amerikan për një rrjet të dyshuar të kontrabandës së mikroçipave të avancuar drejt Kinës ka vë...
Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në pë...
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është dërguar në spital pasi ka qëlluar aksidentalisht veten në këmbë gjatë...
FBI tha se Koreja e Veriut është përgjegjëse për një sulm kibernetik që përfshin rreth 6,3 miliardë dollarë n&...
Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestue...
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...
Shpërthimi i Ernest Muçit në javët e fundit po lumturon të gjithë tifozët e Trabzonspor, pasi ekipi po ecën me hapin e...
Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e...
Autoritetet ruse mbyllën përkohësisht parkun-muze Tsaritsyno në Moskë, pas paralajmërimeve për një kërcënim t&...
Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestuesish plaçkitën dyqane dhe u përplasën me policinë në disa qytete të vendit.
Incidentet më të rënda u regjistruan të shtunën në mbrëmje në Frankfurt, qendrën financiare të Gjermanisë. Përveç Frankfurtit, përplasje dhe akte dhune u raportuan edhe në Berlin, Këln dhe Hamburg. Policia bëri të ditur se përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët sulmuan forcat e rendit dhe shërbimet e emergjencës me fishekzjarrë, gurë dhe shishe.
Mijëra qytetarë morën pjesë gjatë ditës në demonstrata, të cilat fillimisht ishin kryesisht paqësore. Protestat u organizuan nga grupimi aktivist Gen Z regelt, që përkthehet si “Gjenerata Z merr drejtimin”, dhe kishin në fokus financimin e pamjaftueshëm të shkollave, rritjen e kostos së jetesës, shkurtimet e shpenzimeve publike dhe shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
Me rënien e natës, situata doli jashtë kontrollit. Në Frankfurt, policia bllokoi një pjesë të madhe të rrugës kryesore tregtare, pasi disa dyqane u sulmuan dhe iu thyen vitrinat. Sipas agjencisë AFP, policia kreu një numër të konsiderueshëm arrestimesh.
Autoritetet në Frankfurt, Mynih dhe Berlin raportuan deri në 18 mijë pjesëmarrës në protesta, afërsisht gjysmën e numrit që kishin parashikuar organizatorët. Megjithatë, mediat gjermane raportuan se në disa qytete të vendit dolën në rrugë dhjetëra mijëra qytetarë.
Zëdhënësja e grupimit Gen Z regelt, Lina Friedrich, deklaroi se demonstratat synonin të mbronin paqen dhe lirinë, dhe jo të mbështesnin luftën apo detyrimin.
“Për ne, më e rëndësishmja është mbështetja më e mirë për sistemet shëndetësore dhe arsimore. Ne jemi kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe në favor të një shpërndarjeje më të drejtë të barrës financiare”, u shpreh ajo.
Në një njoftim në rrjetin social X, policia e Frankfurtit konfirmoi se në qendër të qytetit po zhvilloheshin “trazira të dhunshme”. Sipas autoriteteve, disa dyqaneve iu thyen xhamat, ndërsa ndaj shërbimeve të emergjencës u hodhën edhe bomba molotov. Në përditësimet e mëvonshme, policia bëri të ditur se ishte sulmuar edhe një dyqan armësh, nga ku ishin thyer vitrinat. Pas arrestimit të një të dyshuari, autoritetet sekuestruan dy armë.
Ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, Roman Poseck, deklaroi se në protestën e Frankfurtit ishin infiltruar rreth 100 ekstremistë të majtë, të cilët, sipas tij, ishin identifikuar qartë. Ai i cilësoi zhvillimet e dhunshme si të turpshme dhe paralajmëroi kundër përsëritjes së skenave të ngjashme me ato të Francës.
Protestat përhapen në të gjithë Evropën
Të njëjtën ditë, protesta masive u zhvilluan edhe në Francë, ku mbi 320 mijë persona morën pjesë në demonstrata në qytete të ndryshme të vendit. Ky ishte fundjava e tretë radhazi e protestave, kryesisht paqësore, kundër kostos së lartë të jetesës dhe dobësimit të shërbimeve publike, veçanërisht në arsim. Autoritetet franceze angazhuan mijëra efektivë policie për menaxhimin e situatës. Në disa qytete u përdor gaz lotsjellës, ndërsa pas përplasjeve në Tuluzë, Lion dhe Marsejë u kryen mbi 500 arrestime.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, bëri të ditur se një efektiv policie ishte plagosur nga një bombë molotov. Ndërkohë, policia në Paris raportoi se disa qindra protestues të dhunshëm kishin sulmuar forcat e sigurisë me sende të forta. Protesta dhe përplasje u regjistruan gjithashtu në Itali, në Romë dhe Torino. Në Portugali, policia ndërhyri për të shpërndarë një kamp të ngritur me tenda, pas një marshimi ku mijëra qytetarë kundërshtuan një projektligj për qiratë, për të cilin pretendojnë se mund të përkeqësojë krizën e strehimit.
Të rinjtë në rrugë kundër krizës ekonomike dhe shkurtimeve
Gjatë javëve të fundit, të rinjtë kanë dalë në protesta në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Belgjikën, Irlandën, Spanjën, Portugalinë, Italinë, Greqinë, Serbinë dhe Shqipërinë. Edhe pse kërkesat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin, shqetësimet kryesore lidhen me rritjen e kostos së jetesës, vështirësitë për të siguruar një banesë, cilësinë e arsimit dhe shkurtimet në shërbimet publike.
Lëvizjet e fundit tregojnë se pakënaqësia sociale po shndërrohet në një çështje gjithnjë e më të rëndësishme për brezat e rinj në Evropë.
Tetë persona, mes tyre një fëmijë dhe pesë efektivë të policisë palestineze, kanë humbur jetën si pasojë ...
Autoritetet ruse mbyllën përkohësisht parkun-muze Tsaritsyno në Moskë, pas paralajmërimeve për një kërcënim t&...
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm t’i përgjigjet një telefonate nga homologu ukrainas Volodymyr Zelensky, nëse k...
Një zyrtar i lartë i policisë serbe është arrestuar nën dyshimet për shpërdorim detyre, në kuadër të nj&...
Kompania ajrore me kosto të ulët Ryanair ka njoftuar ndryshime në procedurat e regjistrimit të pasagjerëve dhe dorëzimit të b...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrain&...
Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rus...
Ukraina ka përdorur dronë kamikazë të lëshuar nga balona meteorologjike në një sulm ndaj aeroportit më të ngarkuar ...
Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë thirrje që Evropa të ndërtojë një kornizë të përbashkët ...
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...