Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur
POLITIKE

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

P
Piranjat14 November 2026, 13:44 · 2 min lexim
Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetin social Facebook, ka komentuar ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve, të bëra këtë të shtunë gjatë zhvillimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Konkretisht, Berisha ka komentuar emërimin e Ervin Demos, i cili ka marrë drejtimin e Tiranës së bashku me Albana Koçiun.

Emërimi i Demos në këtë detyrë konfirmon, sipas tij, se ai është i aftë të kryejë çdo krim dhe përbën një sfidë që mund të sjellë konfliktualitet të madh.

“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.

Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.

Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.

A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK?

Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!

A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t’i arrestonte.

Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje. Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant”, u shpreh Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.