Asambleja e socialistëve, Ervin Demo dhe Albana Koçiu caktohen bashkëdrejtues politikë të PS në Tiranë
Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit. Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në […]

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.
Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.
Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.
Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste, mes debateve politike dhe qëndrimeve të fundit të disa prej figurave të saj, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Kujtojmë se drejtues politikë për Tiranën më parë kanë qenë Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, disa të plagosur

Protestuesit presin Ramën me vezë në Manëz, gjuajnë drejt makinës së kryeministrit gjatë rrugës drejt Asamblesë

SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

Këmbimi valutor 14 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Plagosi 38-vjeçarin bashkë me të vëllanë, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë





