“Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigurt
Në një version “baby”, me shumë lojtarë të rinj dhe debutues, Gjermania “thyen” 3-1 Serbinë brenda në Beograd, ku protagonist ishte edhe shkodrani Brajan Gruda. Ekipi i Jurgen Klopp dhuroi një paraqitje pozitive, kjo edhe falë edhe dy golave të shpejtë brenda 14 minutave. Në aksionin e parë, në goditjen e parë nga këndi, Gjermania […]

Në një version “baby”, me shumë lojtarë të rinj dhe debutues, Gjermania “thyen” 3-1 Serbinë brenda në Beograd, ku protagonist ishte edhe shkodrani Brajan Gruda. Ekipi i Jurgen Klopp dhuroi një paraqitje pozitive, kjo edhe falë edhe dy golave të shpejtë brenda 14 minutave. Në aksionin e parë, në goditjen e parë nga këndi, Gjermania gjeti golin e avantazhit, ku pas një rrëmuje në zonë, Babic devijoi topin në portën e tij. Në të 14-tën, me një aksion të bukur, Wirtz finalizoi me shumë klas duke dyfishuar shifrat.
Në fraksionin e dytë, Gruda me një aksion fantastik personal realizoi golin e tretë për Gjermaninë dhe golin e tij të parë në ndeshjen e tij të parë me fanellën e “pancerave”. Babic bëri një autokritikë sado të vogël 6 minuta më vonë duke ngushtuar shifrat në 1-3, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund pasi Serbia e kishte të pamundur të rikthehej në lojë, me djemtë e Klopp që kishin 79% kontrollin e topit.
Falë këtij suksesi, Gjermania ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Greqia dhe -3 në raport me Holandën kryesuese, duke bërë që fati i këtij grupoi të vendoset në Berlin në ndeshjen direkte përballë Holandës:
“Qëllimi ishte të zhvillonim një ndeshje bindëse dhe të siguronim një finale në Berlin, tani e kemi. Duam t’i vërtetojmë të gjithëve se futbolli gjerman është në duar të sigurta, kemi lojtarë të mirë dhe po japim maksimumin”, u shpreh Jurgen Klopp.
Në të njëjtin grup, Holanda dhuron spektakël përballë Greqisë duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0. Djemtë e Xavi-t ishin të papërmbajtshëm ku brenda pjesës së parë realizuan 5 gola, shkëlqeu Reijnders me një “tripletë”. Situata nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë duke realizuar edhe dy gola të tjera. Protagonistë në këtë sfidë ishin edhe Timber e Malen.
Lexo edhe
SPORT
Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas triumfit ndaj Finlandës

Japonia ndryshon trajner, Moriyasu largohet pas tetë vitesh në krye të kombëtares...

Shënoi ndaj Serbisë, Brajan Gruda shpallet më i miri i ndeshjes

Gruda “gjunjëzon” Serbinë me gol në debutim me Gjermaninë, “tërmet” i Holandës

‘Disfatë e hidhur’, ‘Apokalips’, mediat franceze ngelin në klasë Zinedine Zidane





