BOTA

13 muaj e zhdukur, gjendet trupi i 15-vjeçares në Francë, GPS-i makinës së vrasësit ndihmoi në zbulimin e vendit ku u fsheh viktima

n.f Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 17:07
13 muaj e zhdukur, gjendet trupi i 15-vjeçares në Francë, GPS-i
Lina

FRANCË- Trupi i një adoleshenteje franceze, e cila u zhduk 13 muaj më parë, është gjetur pas një kërkimi të gjatë policor, 500 kilometra larg vendit ku u pa e gjallë për herë të fundit në një zonë pyjore të Francës. Policia ka qenë në kërkim të 15-vjeçares e cilësuar vetëm si ‘Lina’ në mediat franceze – që nga zhdukja e saj misterioze më 23 shtator të vitit të kaluar. Ata kishin mbledhur mijëra raporte dhe kishin kryer qindra intervista, ndërsa kishin hetuar edhe mijëra automjete që mund të kishin lidhje me zhdukjen e saj.

Ishin të dhënat GPS të nxjerra nga makina e të dyshuarit kryesor për vrasjen e saj që çuan në zbulimin e saj të mërkurën, më 16 tetor të këtij viti, në një zonë pyjore në rajonin qendror francez të Nièvres, rreth 500 km nga vendi ku u zhduk e mitura në Alsace në lindje të vendit.

Testimi i ADN-së lejoi që trupi të identifikohej, tha Alexandre Sevrier, kryeprokurori i Strasburgut. Sinjali i gjurmimit të smartfonit të vajzës adoleshente humbi në orën 11:22 më 23 shtator të vitit të kaluar, teksa ecte nëpër një rrugë të vogël për në stacionin e Saint-Blaise-La-Roche, një fshat me vetëm 250 banorë, për të kapur trenin për në Strasburg, ku do të takonte të dashurin e saj.

Një javë më vonë, policia nisi një hetim për një rrëmbim të dyshuar. Pas disa muajsh kërkimesh të pafrytshme, policia gjeti një makinë, një Ford Puma, e cila mësohej se ndodhej në zonë kur Lina u zhduk. Automjeti u përdor nga i dyshuari kryesor në këtë rast, 43-vjeçari Samuel Gonin , i cili vrau veten në korrik para se të merrej në pyetje. Sipas rrjetit radiofonik francez RTL, Gonin ka lënë një letër lamtumire, ku pjesërisht shkruhet: “Kam humbur nderin, dinjitetin, humanizmin tim, duhet të iki. Nuk di si ta kontrolloj veten”.

Nga sa dihet për 43-vjeçarin, ai kishte qenë disa herë në një institucion psikiatrik dhe ishte dënuar me 15 muaj me kusht në janar 2024 për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës dhe vjedhje. Analiza e të dhënave të vendndodhjes së makinës së tij i lejoi policisë të gjurmonte disa ndalesa që ai kishte bërë, duke përfshirë një të bërë një ditë pas zhdukjes së Linës, e cila përfundimisht çoi në zbulimin e trupit. 

RTL, duke cituar prokurorin, raportoi se trupi i saj u gjet i zhytur në një përrua nën një argjinaturë. Ekzaminimet pas vdekjes, përfshirë autopsinë, do të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ish-drejtori i laboratorit të departamentit të mjekësisë ligjore të policisë kombëtare franceze tha për RTL se "edhe nëse trupi mund të jetë shumë i degraduar, ai do të japë disa përgjigje".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë