Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një konferencë për mediat. Kurti ka folur lidhur me shpërthimet e 5 muajve të fundit në Kosovë, të cilat sipas tij u finalizuan me shpërthimin e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit.
Kreu i qeverisë së Kosovës, ka rreshtuar sulmet në mënyrë kronologjike, ndërsa shprehet se 14 prej sulmeve ishin përgatitje për sulmin e Ibër-Lepencit me qëllim goditjen e një prej infrastrukturave jetike për Kosovën. Ai thotë se pas këtyre sulmeve qëndron Millan Radoiçiç dhe njerëz të afërt me të, të cilët veprojnë përmes grupeve të vogla terrosiste.
"Politikat agresive të Serbisë ndaj vendit tonë nuk po ndalen, me sulme të tjera terroriste dhe të organizuar në grupe më të vogla dhe në forma më të fshehta. Që nga qershori i vitit 2024, kur dhe kanë nisur të hspërndahen postera me figurën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç me mbishkrime si: "Komandat Suprem, ju presim", gradualisht është përshkallëzuar situata në 4 komuna në Veri, përmes grupeve të vogla të lidhura direkt me Millan Radoiçiç. Bazuar në informacionet e insitucioneve të sigurisë në Kosovë, Radoiçiç ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulmin në veri, përmes grupeve të tyre, të cilat kanë marrë pjesë edhe në sulmin e Banjskës. Këta dy persona janë Nemanjah Radovoiviç me nofkën "Gandi" dhe Vladimir Radovoiviç. Më pas janë evidentuar raste të sulmeve në forma shpërthyese dhe të tjera deri me finalizimin në shpërthimin në Ibër-Lepenc si në vijim.
Më datë 30 qershor 2024 pas mesnate, persona të maskuar vendosën posterat e me fytyrën e Vuçiç. Më 9 korrik në mëngjes në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy kamionë dhe një autoveturë në pronësi të një shqiptari. Më 14 korrik pas mesnate, dy persona të maskuar kanë sulmuar me koktejl molotovi një pasticeri në Mitrovicën e Veriut, të cilën e kishte vizituar ministri Xhelal Sveçla. Më 21 korrik u hodh një mjet shpërthyes në Liqenin e Ujmanit dhe sipas informacioneve pas tij qëndron Millan Radoiçiç, ku qëllimi ka qenë frikësimi i pushuesve shqiptarë në këtë zonë. Më 26 korrik pas mesnate dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur nga persona të paidentifikuar. Më 2 gusht, drejtoresha e shendëtësisë në komunën e Zubin Potokut ka raportuar se në oborrin e babait të saj është hedhur granatë dore e cila ka shpërthyer. Më 29 shtator persona të maskuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në pompën e derivateve LabOil në Zveçan. Më 2 tetor një mjet shpërthyes është hedhur në një objekt në Zubin Potok nga Stefan Vuloviç. Më 21 tetor në oborrin e Aleksander Peroviç në Zubin Potok ka ndodhur një shpërthim i cili ka dëmtuar njëautotmjet. Më 19 nëntor pas mesnate janë vendosur në disa komuna në veri të Kosovës, flamuj serb dhe me mbishkrime. Më 21 nëntor ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi kalimin e paautorizuar të kufirit nga policia e KOsovës, pas kësaj ka ardhur një postim në Telegram se do të sulmojmë policinë e Kosovës. Më 26 nëntor dy granata dore të modelit serb M75 janë hedhur në oborrin e drejtorisë së policisë në Zveçan. Sulmi dyshohet se është urdhëruar nga personi me nofkën "Gandi". Më 27 nëntor ai ka përshëndetur sulmin publikisht. Më 28 nëntor një granatë dore është hedhur në komunën e Zveçanit. Më 29 nëntor është shpërndarë në Telegram një mesazh me shkrimin: "Është thënë se ne do të festojmë sonte ditën e flamurit. Shihemi nesër në mbremje deri në Buzhiq edhe një muaj". Postimi është bërë në kanalin "Korridor" në Telegram. Ishte mesazh i drejtpërdrejt pë sulmin në kanalin e Ibër-Lepenc. Më 29 nëntor është postuar sërish shkrim me përmbajtje kërcënuese: "Do të jetë sërish ferr dhe Iber i përgjakur kur ujqërit të zbesin nga malet serbe". E njëjta koreografi u shpërnda nga Nemanjah Radovoiviç. Të nesërmen më 30 nëntor ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc, ku u dëmtua kanali i ujit.
Kjo është kronologjia e 15 sulmeve për të dëmtuar Kosovën në mënyrë terroriste. 14 prej këtyre ishin përgatitje për këtë të fundit, e cila është infrastrukturë jetike për Kosovën. Këto sulme kishin si qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës." u shpreh Kurti ndër të tjera.
foto ilustruese BALLKAN- Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për ...
SIRI- Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se një milion azilkërkues të l...
ANGLI- Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet të ndalohet përjetë...
matt gaetz SHBA- Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt ...
UKRAINË- Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se konflikti në Ukrainë do të zgjidhet në një mënyrë o...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu doli në gjykatë në Tel Aviv të martën për të gjasht...
Thaçi KOSOVË- Avokat i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thënë se si institucion i kanë marrë me shqetësim dyshi...
Pema e djegur SIRI- Djegia e një peme të Krishtlindjes pranë Hamës shkaktoi protesta në Siri, duke bërë q...
Foto ilustruese FLORIDA- Një shfaqjeje ajrore e dronëve për Krishtlindjeve nuk shkoi siç duhet në Florida. Shumë dronë...
Kulla Eifel FRANCË- Turistët janë evakuuar të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eifel, pas raportimeve për nj&...