BOTA

39 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës/ Von der Leyen: Një kontribut i madh i BE-së

E.D Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 20:21

39 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Ukrainës/

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u zotua të premten t'i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta.

Udhëheqësit e G7-ës ranë dakord në qershor për të krijuar një hua prej 50 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj për mbijetesë. Interesi i fituar nga pasuritë e bllokuara të bankës qendrore të Rusisë do të përdoren si kolateral, por përparimi në shpërndarjen e kredive ka qenë i ngadaltë.

“Ne duhet ta detyrojmë Rusinë të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi”, u tha gazetarëve presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi në Kiev me Presidentin Vlodymyr Zelensky.

Zonja von der Leyen tha se BE-ja tashmë i ka dhënë Ukrainës më shumë se 118 miliardë euro ndihmë ushtarake dhe ekonomike që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, "por sulmet e Rusisë nënkuptojnë se mbështetja e mëtejshme është e nevojshme".

“Kjo kredi do të kalojë drejtpërdrejt në buxhetin kombëtar ukrainas. Kjo do të përmirësojë stabilitetin makro-financiar të Ukrainës dhe do t'ju ofrojë hapësirë fiskale të rëndësishme dhe shumë të nevojshme. Ju do të vendosni se si t'i përdorni më mirë fondet, duke ju dhënë fleksibilitet maksimal për të përmbushur nevojat tuaja", tha ajo, duke iu drejtuar Presidentit Zelensky.

Kreditë do të dërgohen nga fitimet e siguruara nga pasuritë e bllokuara ruse. Këto pasuri, me vlerë prej gati 300 miliardë dollarësh, u bllokuan për shkak të agresionit në Ukrainë. Shumica dërrmuese e këtyre fondeve mbahen në vendet e BE-së, veçanërisht në Belgjikë.

Zonja von der Leyen tha se blloku evropian është i "bindur se mund t'ia dorëzojë këtë kredi Ukrainës shumë shpejt". Blloku 27-vendesh shpreson se vendet e tjera të G7-ës do të ndjekin shembullin e tij dhe do të fillojnë të japin gjithashtu kredi.

Presidenti Zelensky tha se prioritetet e tij janë rindërtimi i rrjetit energjetik të Ukrainës, ngritja e më shumë strehimoreve, përmirësimi i shkollave dhe blerja e më shumë armëve dhe municioneve.

Shefja e BE-së von der Leyen mbërriti në Ukrainë të premten duke u përqëndruar në ndihmat për të rikthyer në funksion rrjetin elektrik ukrainas dhe për të rritur kapacitetin e tij të ngrohjes me afrimin e dimrit.

Rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar gjatë luftës me Rusinë. Autoritetet ndërpresin me grafik energjinë elektrike, duke lënë pjesë të lindjes së vendit në errësirë për katër orë me radhë. Zonja von der Leyen tha se energjia që mund të prodhohej nga pjesa e dëmtuar e rrjetit energjetik ukrainas është e barabartë me sasinë e energjisë elektrike që është e nevojshme për të gjithë Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë.

Ndërkohë dimri po afron.

“Sezoni i ngrohjes fillon pas dy javësh dhe sulmet e pamëshirshme të Rusisë ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës synojnë të shkaktojnë dëme maksimale”, tha zonja von der Leyen. “Ne do ta ndihmojmë Ukrainën në përpjekjet e saj të guximshme për ta kapërcyer këtë”.

Qëllimi kryesor është të ndihmojmë Ukrainën të decentralizojë rrjetin e saj të energjisë dhe të bëhet më pak i varur nga termocentralet e mëdha që janë objektiva më të lehta për forcat ruse. Rusia sulmoi me rreth 260 raketa infrastrukturën energjetike ukrainase në fund të muajit të kaluar.

Evropianët kanë dërguar tashmë më shumë 10,000 gjeneratorë dhe transformatorë. Këto lloj pajisjesh që prodhojnë energji elektrike janë më të vështira për t'u goditur dhe më të lehta për t'u riparuar.

Dimri i Ukrainës zgjat nga fundi i tetorit deri në mars, me janarin dhe shkurtin që vlerësohen si muajt më të vështirë. Evropianët shpresojnë të ndihmojnë duke siguruar rreth 25% të 17 gigavatëve të energjisë që ka të ngjarë t'i nevojitet Ukrainës këtë dimër.

Një prej synimeve të ndihmës së BE-së është të ofrojë një nxitje për njerëzit që të qëndrojnë në Ukrainë. Rreth 4 milionë banorë kanë ikur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit 2022, shpesh në Poloni dhe vende të tjera fqinje.

BE-ja po ofron ndihmë, si ndihma afatshkurtër për të gjetur një vend tjetër brenda Ukrainës për të jetuar, punë ose arsimim. Por kohët e fundit numri i njerëzve që largohen është rritur. Komisioni Evropian vlerëson se 10,000 njerëz të tjerë po aplikojnë për ndihmë çdo javë.

Nëse fluksi vazhdon, ai mund të minojë mbështetjen evropiane për Ukrainën.

Të enjten, komisioni njoftoi se do të sigurojë 160 milionë euro shtesë për të ndihmuar në forcimin e rrjetit energjetik të Ukrainës. Nga këto, 100 milionë euro vijnë nga pasuritë e bllokuara ruse brenda bllokut evropian.

Danimarka po kryeson në përdorimin e këtyre parave për të bërë porosi për armë dhe pajisje ushtarake drejtpërdrejt me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë