
Ndërsa Toka zvogëlohet gjithnjë e më shumë në dritaren e tyre të pasme, dhe i afrohen akoma më shumë Hënës ekuipazhi i Artemis II ka pasur lidhje të vazhdueshme me kontrollin e misionit në Hjuston të Teksasit. Fjalët nga ekipi i NASA-s i kanë dhënë ekuipazhit një “lidhje ngushëlluese” me shtëpinë.
Por kjo lidhje është gati të humbasë.
Ndërsa astronautët do të kalojnë pas Hënës, sinjalet e radios dhe lazerit që lejojnë komunikimin vajtje-ardhje midis anijes kozmike dhe Tokës do të bllokohen nga vetë Hëna.
Për rreth 40 minuta, katër astronautët do të jenë vetëm, secili me mendimet dhe ndjenjat e veta, duke udhëtuar nëpër errësirën e hapësirës. Një moment i thellë vetmie dhe heshtjeje.
Piloti i Artemis, Victor Glover, tha se shpreson që bota do ta shfrytëzojë kohën për t’u bashkuar.
“Kur të jemi pas Hënës, pa kontakt me të gjithë, le ta shfrytëzojmë këtë si një mundësi”, tha ai për BBC Neës para misionit. “Le të lutemi, të shpresojmë, të na dërgoni mendimet dhe ndjenjat tuaja të mira që të rikthehemi në kontakt me ekuipazhin.”
Më shumë se 50 vite më parë, astronautët e Apollos përjetuan gjithashtu izolimin nga humbja e sinjalit gjatë misioneve të tyre në Hënë.
Në vitin 1969, ndërsa Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin bënë histori duke bërë hapat e parë në sipërfaqen hënore, Collins ishte i vetëm në modulin e komandës, duke orbituar Hënën.
Ndërsa anija e tij kalonte pas anës së errët, kontakti me dyshen në sipërfaqen hënore, si dhe me kontrollin e misionit, u zhduk për 48 minuta.
Ai e përshkroi përvojën në kujtimet e tij të vitit 1974, “Carrying the Fire”, duke thënë se ndihej “vërtet i vetmuar” dhe “i izoluar nga çdo jetë e njohur”, por se nuk ndjente frikë apo vetmi.
Në intervistat e mëvonshme, ai përshkroi paqen dhe qetësinë që sillte heshtja në radio, duke thënë se ajo ofronte një pushim nga kërkesat e vazhdueshme nga kontrolli i misionit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Prill11:43
Rrëzimi i avionit transportues Antonov-26 në Krime, humb jetën komandanti i lartë ushtarak rus
Një komandant i lartë ushtarak i Rusisë humbi jetën gjatë rrëzimit të një avioni transportues Antonov-26 më 31 ma...
BOTA
6 Prill11:16
“Nuk ka vdekur, s’ka dyshim për këtë”/ Babai i Elon Musk ngre dyshimet, pretendon se Epstein është ende gjallë
UASHINGTON – Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folu...
BOTA
6 Prill10:22
Hungaria ngre alarmin pas gjetjes së eksplozivit, Orban: Komplot ndaj tubacionit të gazit para zgjedhjeve
Hungaria ka hyrë në alarm sigurie pasi u zbuluan eksplozivë pranë tubacionit të gazit TurkStream, një zhvillim që vjen vet&...
BOTA
6 Prill10:16
Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane
Shefi i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në sulmet ajrore të...
BOTA
6 Prill10:03
E pazakontë/ Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit (VIDEO)
Një incident ka ndodhur në një avion që po përgatitej të nisej nga Carolina e Veriut. Një koshere bletësh ësht&eu...
Nga Xhuljan Ferzaj
BOTA
6 Prill09:58
BBC: Si u shpëtua piloti amerikan në një zonë të largët të Iranit
Ushtria amerikane ka shpëtuar një anëtar të ekuipazhit të zhdukur në një mision dramatik pasi avioni i tij luftarak u rr&eu...
BOTA
6 Prill09:55
Alpinisti pickohet mbi 100 herë nga bletët, ja si paraqitet gjendja e tij!
Një alpinist u transportua me helikopter nga një mal në Arizona pasi u pickua mbi 100 herë nga bletët gjatë fundjavës.
Bur...
BOTA
6 Prill09:52
DW: Milanoviçi i mbylli derën Vuçiçit dhe i dëmtoi të gjithë
Vendimi i Presidentit kroat Zoran Milanoviq për të anuluar takimin e planifikuar të majit në kuadër të nismës Brd...
BOTA
6 Prill09:45
Momenti i astronautit të “Artemis II” duke bërë dush bëhet viral në rrjet (VIDEO)
Një moment i papritur nga hapësira bëri që astronauti Victor Glover, pjesë e ekuipazhit të Artemis II, të bëhej viral ...
BOTA
6 Prill09:34
Reuters: Kërcënimet e Trump për shfarosje, SHBA dhe Irani marrin propozim për armëpushim me dy faza
Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrë një plan me dy faza për përfundimin e luftës mes tyre, raportoi agjencia e lajmeve Reut...