Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka reaguar ashpër ndaj komedianit dhe prezantuesit të njohur Jimmy Kimmel, duke i kërkuar rrjetit televiziv ABC të “mbajë qëndrim” pas një monologu të tij që ka shkaktuar polemika.
Në një postim publik, ajo e akuzoi Kimmel për përdorim të “retorikës së urryer dhe të dhunshme”, duke shtuar se fjalët e tij “po e gërryejnë dhe thellojnë sëmundjen politike në Shtetet e Bashkuara”. Sipas saj, figura të tilla “nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë çdo natë në shtëpitë tona dhe të përhapin urrejtje”.
Melania Trump shkoi edhe më tej, duke e quajtur prezantuesin një “frikacak që fshihet pas ABC-së”, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të rrjetit të ndërhyjnë: “Mjaft më. Është koha që ABC të marrë qëndrim. Sa herë do të lejohet që kjo sjellje të dëmtojë komunitetin tonë?”
Reagimi i saj erdhi pas një monologu satirik të Kimmel, ku ai ironizoi presidentin Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, duke bërë një koment se Melania “shkëlqen si një vejushë e ardhshme”. Ky segment u transmetua disa ditë para incidentit me të shtëna gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, kompania mëmë e ABC-së, The Walt Disney Company, kishte pezulluar përkohësisht prodhimin e emisionit “Jimmy Kimmel Live!” më 17 shtator, pas një tjetër monologu ku Kimmel kritikoi mbështetësit e Trump në lidhje me një vrasje të bujshme. Megjithatë, pas reagimeve të forta, emisioni u rikthye dhe kontrata e Kimmel u zgjat deri në mesin e vitit 2027.
Nga ana tjetër, presidenti Trump ka qenë shpesh kritik ndaj emisioneve të natës së vonë, duke kërcënuar madje me revokim licencash për rrjetet televizive që, sipas tij, nuk marrin masa ndaj përmbajtjeve të tilla satirike.
Top Channel
Artikuj te sugjeruar
BOTA
27 Prill19:34
Rubio: Irani dëshiron një marrëveshje me SHBA-në, por kemi një kusht thelbësor
“Teherani në thelb po kërkon një marrëveshje me Uashingtonin”, kështu u shpreh nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, ...
BOTA
27 Prill19:10
FOTO/ Vrau dy studentë dhe i futi në qese mbeturinash, autori i krimeve pyeti ChatGPT
Një burrë nga Florida, i akuzuar për vrasjen e dy studentëve universitarë, dyshohet se ka pyetur ChatGPT se si të vendosë n...
BOTA
27 Prill18:57
VIDEO tronditëse/ Shërbëtorja godet në kokë 98-vjeçarin dhe i lidh duart që të mos rezistojë
Veprimi brutal i punëtores shtëpiake nga Kiosi kundër një burri 98-vjeçar u regjistrua nga kamera që familja kishte vendosur n&e...
BOTA
27 Prill19:01
VIDEO/ Përplasen dy trena në Indonezi, raportohet për të plagosur
Dy trena u përplasën sot në një stacion në qytetin Bekasi, në Indonezi, rreth 25 kilometra larg Xhakartës, duke plagosur...
BOTA
27 Prill18:50
Iu gjetën 110 kg drogë, arrestohen 22 murgj në aeroport
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku 22 murgj budistë janë arrestuar në aeroport pasi në bagazhet e tyre u zbu...
BOTA
27 Prill18:31
Të dhënat tronditëse/ Ushtarët rusë akuzohen për kanibalizëm në Ukrainë
Kievi ka akuzuar ushtarët rusë në vijat e frontit për kanibalizëm, duke cituar informacione nga shërbimet e saj ushtarake, ndë...
BOTA
27 Prill18:18
Trump: Irani e di kushtin për negociata
Ja një përmbledhje e shkurtër e komenteve të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi gjendjen e bisedimeve të paqes, pas...
BOTA
27 Prill18:11
"Bloomberg" zbulon fjalimin e panjohur të Merz kundër Trump: Pse Irani po 'poshtëron' SHBA-në
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “po poshtërohen” nga udhëheqja iraniane...
BOTA
27 Prill15:08
Hezbollahu përjashton dialogun me Izraelin dhe paralajmëron vijimin e luftës
Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi sot se grupi i mbështetur nga Irani nuk do të përfshihet në negoci...
BOTA
27 Prill14:15
Ndodh dhe kjo! Lëpiu një pipëz dhe e la sërish te makina e lëngjeve, adoleshenti rrezikon dy vite burg
Një 18-vjeçar francez po përballet me dënim deri në dy vjet burg në Singapor, pasi dyshohet se ka lëpirë një pi...