BOTA

Aleatët e Orbanit shihen me fasha në veshë si shenjë solidariteti ndaj Trump

S.B Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 22:48
Aleatët e Orbanit shihen me fasha në veshë si shenjë
Zsolt Nemeth

HUNGARI- Udhëheqësi i Komitetit parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë i Hungarisë, Zsolt Nemeth dhe organizatori i një feste të partisë në pushtet, Fidesz, në Rumaninë fqinje, David Campanale, janë solidarizuar me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, njëherësh kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në hapjen e ceremonisë pesëditore të festivalit Tusvanyos, më 24 korrik.

Ata janë parë me imitim të fashave nëpër veshët e djathtë, sikurse është duke e mbajtur aktualisht Trumpi, pas atentatit kundër tij në Pensilvania, më 13 korrik, në të cilin ish-presidenti është plagosur në vesh.

Motivi i sulmit nuk dihet, ndërsa sulmuesi është vrarë nga forcat e rendit.

Në letrat që kanë mbajtur zyrtarët hungarezë nëpër veshë është parë mbishkrimi “Ecim, hungarezë”.

Duke folur para një paneli për diskutime, Nemeth e ka përmendur atentatin ndaj Trumpit, por edhe të shtënat ndaj kryeministrit nacionalist sllovak, Robert Fico, në mesin e muajit maj, nga të cilat gati ka vdekur.

“Përshkallëzimi i dhunës dhe agresiviteti na bën që të protestojmë dhe të dalim kundër. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Nemeth.

David Campanale, ish-gazetar dhe bashkëthemelues i festivalit, është parë, gjithashtu, me fashë.

Festivali Tusvanyos mbahet çdo vit dhe në të kryeministri hungarez, Viktor Orban, bën deklarata të fuqishme dhe prezanton strategji të ndryshme për të qenë sa më afër hungarezëve jashtë shtetit.

Ai do t’i adresohet festivalit më 27 korrik.

Vlerësohet që rreth 1 milion hungarezë etnikë jetojnë në veri të Rumanisë, dhe qindra mijëra prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë.

Nacionalizmi hungarez është temë e ndjeshme në veri të Rumanisë dhe Ukrainën fqinje, ku Orbani ka bërë thirrje për autonomi më të madhe për hungarezët etnikë.

Orban dhe partia e tij popullsite, Fidesz e kanë dominuar politikën hungareze prej viti 2010.

Orban dhe Trump janë kthyer në aleatë të ngushtë, dhe pajtohen në shumë tema, përfshirë imigrimin dhe luftën e Rusisë në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Orbani ka qenë lideri i parë i huaj që e ka mbështetur fushatën e Trumpit për president, më 2016, dhe i ka ofruar vazhdimisht mbështetje, përfshirë zgjedhjet e këtij viti./ REL

zsolt nemeth

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë