BOTA

Drejtori i FBI-së: Autori i sulmit ndaj Trump kishte kërkuar në internet informacione mbi vrasjen e John Kennedy

n.f Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 22:48
Drejtori i FBI-së: Autori i sulmit ndaj  Trump kishte kërkuar në
Drejtori i FBI-së

SHBA- Autori i atentatit ndaj ish Presidentit Donald Trump besohet të ketë kërkuar në internet një javë para sulmit të dhëna mbi vrasjen e presidentit amerikan John Kennedy, tha gjatë dëshmisë së tij të mërkurën drejtori i FBI-së, Christopher Wray. Por drejtori Wray shtoi se ndonëse atentatori kishte treguar interesim të shtuar rreth figurave publike, ai nuk ka lënë prapa gjurmë të qarta rreth motiveve ideologjike.

Sipas zotit Wray, autori i sulmit Thomas Matthew Crooks kërkoi në internet përgjigje për pyetjen se “sa ishte distanca ndërmjet Oswaldit dhe Kennedy-t?”, duke iu referuar Lee Harvey Oswald-it, i cili vrau me snajper Presidentin Kennedy në vitin 1963, në Dallas.

Drejtori Wray i zbuloi këto detaje para ligjvënësve të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve si pjesë e informacioneve të reja të ofruara nga ai rreth sulmit të 13 korrikut në tubimin zgjedhor të zotit Trump në Batllër të Pensilvanisë.

Hetimet e FBI-së e kanë vënë agjencinë në mes të stuhisë politike pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, me ligjvënësit dhe publikun që kërkojnë me ngulm detaje për motivet që nxitën autorin e sulmit, përpjekja më serioze për të vrarë një president apo kandidat presidencial që nga atentati ndaj Presidentit Ronald Reagan në vitin 1981.

FBI-ja ka ndërtuar një orar të detajuar të lëvizjeve dhe aktiviteteve në internet të autorit të sulmit, por motivi i saktë – ose arsyeja se përse zoti Trump ishte objektivi i tij – mbesin të panjohura, deklaroi zoti Wray.

“Shumë nga burimet e zakonshme të informacionit ende nuk kanë dhënë ndonjë rezultat që ia vlen të përmendet sa i përket motivit apo ideologjisë,” tha ai. Zoti Wray theksoi se autori i sulmit kishte treguar interesim të shtuar ndaj figurave publike. Krahas zotit Trump, Crooks kishte në telefonin e tij fotografi të Presidentit Joe Biden dhe figurave tjera kryesore – dhe se në ditët para sulmit ai dukej i interesuar në veçanti për zotin Trump.

Sipas zotit Wray, dy orë para sulmit, Crooks përdori një dron rreth 180 metra nga skena e tubimit ku zoti Trump qëndroi më vonë. Crooks i kishte transmetuar drejtpërdrejt inçizimet nga vendi i ngjarjes dhe i kishte riparë regjistrimet më vonë. Përdorimi i dronit në afërsi të tubimit vetëm disa orë para se zoti Trump të qëndronte në skenë, nxiti pyetje shtesë rreth mangësive të masave sigurisë para ngjarjes.

Wray u tha ligjvënësve amerikanë të mërkurën se institucioni i tij “do të bëjë të gjitha përpjekjet” për të zbuluar se çfarë e shkaktoi dështimin e autoriteteve për të parandaluar atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump.

“Prej kohësh kam thënë se jetojmë në një ambient me kërcënime të shtuara. Dhe atentati ishte një shembull tragjik dhe veçanërisht i neveritshëm i një ambjenti të tillë”, tha drejtori Wray në dëshminë e tij. “Do të bëjmë çmos. Vrasësi ka vdekur, por hetimet e FBI-së po vazhdojnë.”

Drejtori Wray, po dëshmon në një seancë në Kongres mbi hetimin e byrosë lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ligjvënësit pritet t’i kërkojnë atij detaje të reja mbi motivin dhe të kaluarën e autorit të sulmit.

Seanca në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve është hera e parë që zoti Wray flet në detaje mbi ngjarjen, ndërsa agjentët vazhdojnë të kryejnë hetime mbi 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks.

Por seanca mbi atentatin ndaj zotit Trump u mbajt nën hijen e përçarjeve partiake brenda komisionit. Seanca ishte planifikuar shumë përpara sulmit ndaj ish-Presidentit Trump më 13 korrik, në kuadër të mbikëqyrjes rutinë mbi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë nga Komisioni, por pyetjet rreth atentatit po dominojnë.

Në fillim të seancës, kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Jim Jordan tha se ai pret që drejtori Wray t’u përgjigjet pyetjeve rreth ngjarjeve që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas incidentit, por shprehu dyshimet se do të marrë përgjigje edhe para se të fillonin pyetjet.

“Jam i sigurt se e kuptoni që një pjesë e konsiderueshme e vendit është skeptike rreth aftësisë së FBI-së për të zhvilluar një hetim të drejtë, të sinqertë, të hapur dhe transparent,” deklaroi ai.

Ligjvënësi demokrat Jerrold Nadler e dënoi sulmin ndaj ish Presidentit Trump “pa mëdyshje dhe me forcë”, por në komentet e tij vuri theksin tek kërcënimet dhe dhuna politike ndër vite si dhe tek retorika e dhunshme, siç tha ai, nga ana e republikanëve, përfshirë nga vetë zoti Trump.

“Nëse mendoni që ky plumb i atentatorit ishte i befasishëm dhe jo pjesë e një vale të dhunës që po kërcënon vendin tonë me vite, atëherë nuk e keni kuptuar thelbin,” deklaroi ai.

Deri më tani ndaj FBI-së nuk janë ngritur të njejtat shqetësime si ato me të cilat u përball Shërbimi Sekret, që çoi në dorëheqjen e drejtores Kimberly Cheatle. FBI ka thënë se po e heton ngjarjen në Batlër të Pensilvanisë, nga e cila gjeti vdekjen një pjesëmarrës në tubim dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, si një akt terrorizmi të brendshëm dhe tentativë për vrasje./ VOA

drejtori i fbi-së shba atentati ndaj trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë