BOTA

Analiza e REL: A ka Bashkimi Europian ende mjete efektive për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë?

r.ll Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 11:08
Analiza e REL: A ka Bashkimi Europian ende mjete efektive për t'i
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës, Britanisë dhe Polonisë, në Kiev më 10 maj.

BRUKSEL- Me bojën ende të njomë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të porsamiratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”. Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t'i bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës.

“Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në Institutin KSE me seli në Kiev, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (REL).

“Konkretisht, kjo lidhet me nxjerrjen e naftës dhe gazit rus nga tregjet botërore në sasi të mëdha”, shtoi ai, duke theksuar se vende si India, Kina dhe Turqia nuk do të ndalojnë blerjen e karburanteve fosile ruse, pa trysninë e sanksioneve dytësore amerikane.

Më 10 maj, liderët evropianë e paralajmëruan Rusinë për sanksione “masive” nëse ajo nuk pajtohet me një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA-ja. Ata thanë se kërkesa ishte e koordinuar me presidentin amerikan, Donald Trump. Ky paralajmërim synonte të paraqitej si një moment vendimtar, por harmonia transatlantike u prish shpejt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk u zotua për armëpushim gjatë një telefonate me Trumpin më 19 maj, por ky i fundit e përshëndeti bisedën dhe nuk dha shenja për sanksione të reja amerikane, duke thënë se vendosja e tyre mund të dëmtonte bisedimet dhe ta përkeqësonte situatën. Për ta sqaruar: kërcënimi për sanksione “masive” nuk kishte të bënte me paketën e 17-të të BE-së, e cila u shpall më 20 maj, pasi kjo paketë kishte qenë në përgatitje prej kohe.

Një kërcënim bosh?

Tani, liderët evropianë duhet të ofrojnë diçka të madhe, pa mbështetjen e SHBA-së, përndryshe rrezikojnë të duken sikur kanë dhënë një kërcënim të zbrazët. A do të jenë në gjendje ta bëjnë? Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budrys, beson se po. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja mund të dyfishojë përpjekjet për të ndalur eksportet energjetike ruse.

“Duhet të ndalim burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin e Rusisë dhe makinerinë e saj të luftës. Këto janë eksportet e gazit, naftës, dhe gazit të lëngshëm natyror. Duhet t’i ndalim”, tha ai.

Por në praktikë, vende si Spanja, Holanda dhe Belgjika aktualisht po importojnë më shumë gaz të lëngshëm se një vit më parë. Budrys argumentoi se në tregun global ka mjaft alternativa.

“Ka zëra që thonë, ‘janë shumë të shtrenjta dhe s’mund t’i përballojmë’. Shikoni, ne [Lituania] e kemi bërë tashmë këtë”, shtoi ai.

Por, argumentet për çmimin ilustrojnë pse BE-ja ka hezituar të ndërmarrë sanksione që e dëmtojnë edhe vetë atë – dhe kjo mund të ndodhë përsëri në të ardhmen. Sanksionet do të jenë “masive vetëm kur të jemi të gatshëm të shkojmë përtej asaj që na rehaton”, tha Tom Keatinge, nga Instituti Mbretëror për Shërbime të Bashkuara (RUSI) në Londër, në një bisedë me REL-in.

“Me këtë nënkuptoj vetëm kur të jemi të gatshëm të pranojmë pasoja negative për ekonomitë tona”, shtoi ai.

Goditja mbi eksportet e energjisë

Hilgenstock dallon midis vendeve që përdorin gazin e lëngshëm rus për arsye ekonomike, dhe atyre si Hungaria dhe Sllovakia, që kundërshtojnë ndalimin për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike me Moskën. Edhe nëse kapërcehen kundërshtimet ekonomike, konsideratat politike mund të vonojnë ose komplikojnë përforcimin e sanksioneve në këtë fushë.

Liderët evropianë kanë sugjeruar se paketa e radhës do të përfshijë sektorin e energjisë – por ky është një term i gjerë. Disa kanë përmendur edhe masa financiare.

“Është mjaft e paqartë për çfarë konkretisht po flasin”, tha Hilgenstock, i cili është gjithashtu bashkëpunëtor në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Po i mbivlerësojnë kapacitetet e tyre? Mendoj se po”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një tregues se çfarë mund të vijë më 16 maj.

“Ajo do të përfshijë listimin e më shumë anijeve nga flota e errët ruse”, tha ajo, duke iu referuar anijeve pa pronësi të qartë që përdoren për të shmangur kufizimet mbi naftën dhe produktet e naftës ruse. Paketa e 17-të e sanksioneve dhe masat britanike të shpallura të njëjtën ditë shtuan dhjetëra anije të tjera, sipas modelit të paketave të mëparshme. Shtimi i mëtejshëm i anijeve do të duket si një hap i zakonshëm, jo diçka e re apo tronditëse.

"Fjalë të mëdha, por pa veprime"

Von der Leyen përmendi gjithashtu uljen e çmimit tavan për naftën ruse – një tjetër masë ndëshkuese e zbatuar pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022. Por, edhe kjo kërkon pajtimin e SHBA-së për zbatim në shkallë globale.

Tre vite sanksione kanë ndikuar ndjeshëm në ekonominë ruse, por nuk e kanë ndalur agresionin e Moskës. Megjithatë, duke shpallur masat e fundit, politikanët evropianë shfaqën vendosmëri.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, e quajti Putinin “nxitës lufte” dhe e nxiti të pranonte armëpushimin 30-ditor, duke shtuar se “vonesat në përpjekjet për paqe vetëm sa do të forcojnë vendosmërinë tonë për ta ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe për të përdorur sanksionet kundër makinerisë së luftës së Putinit”.

Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, shkroi në rrjetet sociale se “po përgatiten më shumë sanksione ndaj Rusisë”. Keatinge paralajmëron se nëse BE-ja nuk e përmbush premtimin për sanksione me ndikim real, kjo rrezikon të minojë besueshmërinë e saj.

“Kjo i jep mjaftueshëm material [ministrit të Jashtëm rus, Sergei] Lavrov dhe të tjerëve për të thënë se 'evropianët vetëm flasin, por nuk veprojnë'". Edhe Hilgenstock ndan të njëjtin shqetësim.

“Po e shohim përgjigjen – ose më saktë mungesën e saj – nga Vladimir Putini ndaj këtij ultimatumi”, thotë ai, duke iu referuar deklaratës së 10 majit për sanksione “masive”.

“Kjo e bën të qartë se çfarë mendon pala ruse”./REL

be lufta ukraine-rusi vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë