BOTA

Analiza e REL: Nëse ka rritje ekonomike në Kosovë, pse nuk po e ndiejnë qytetarët atë?

n.f Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 17:42
Analiza e REL: Nëse ka rritje ekonomike në Kosovë, pse nuk po e
Kosove

KOSOVË- Institucionet thonë se në Kosovë ka zhvillim ekonomik dhe rënie të inflacionit. Por, ekspertët vlerësojnë se rritja e parashikuar e ekonomisë prej rreth 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të ndikuar në jetën e qytetarëve. Pse?

Institucionet kosovare, por edhe mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, kanë parashikuar se Kosova do të ketë rritje ekonomike prej rreth 4 për qind më 2024.  Një rritje ekonomike në këtë nivel do të duhej të ofronte lehtësi në ngritjen e standardit jetësor. Por, megjithatë, ajo nuk pritet të ketë ndikim të madh në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, vlerësojnë njohësit e fushës së ekonomisë.

Pse? Kjo rritje është e pamjaftueshme, tha për Radion Evropa e Lirë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj.

“Duke pasur parasysh bazën e kësaj rritjeje, që e kemi relativisht të ulët, nuk është e mjaftueshme për rritje ambicioze, qoftë të të ardhurave, qoftë të treguesve të tjerë makroekonomikë, në kuptim të rritjeve të mëdha buxhetore apo edhe rritjes së mirëqenies, pagave apo të kategorive qoftë sociale, qoftë ekonomike”, shpjegoi ai.

Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Arian Zeka tha se, pavarësisht se një rritje prej 4 për qind do të duhej të ndikonte në mënyrë të lehtë edhe në ngritjen e standardit jetësor, problem mbetet niveli i inflacionit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit më 2022 ishte 11.6 për qind. Ajo u ul në 4.9 më 2023, dhe ra edhe më shumë sivjet. Në gusht, inflacioni ishte në nivelin prej 1.4 për qind, nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe të Eurozonës.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha në fund të shtatorit se rritja ekonomike dhe rënia e inflacionit janë tregues se “bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”. Mirëpo, rritja ekonomike, sipas Zekës dhe Ramosajt, është e bazuar kryesisht në konsum. Niveli i lartë i konsumit, vlerësojnë ekspertët, pashmangshëm lidhet me nivelin e lartë të remitencave.

Ramosaj tha se paratë nga diaspora investohen kryesisht në patundshmëri, pra në blerjen e tokave dhe të banesave, dhe, sipas tij, këto investime nuk kapitalizohen në Kosovë. Kjo nënkupton se paratë e freskëta në Kosovë “nuk shkojnë në ata sektorë që mund të rrisin të ardhurat, si industria e përpunimit apo sektorë të tjerë të zhvillimit”.

Ekspertët konsiderojnë se, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve, rritja ekonomike në Kosovë duhet të jetë dyshifrore, që vendi të arrijë nivelin e shteteve të Bashkimit Evropian, ku dhe synon të anëtarësohet.

“Edhe në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare, për shembull të Korporatës Financiare Ndërkombëtare, thuhet që me normën aktuale të rritjes ekonomike që Kosova e ka viteve të fundit, do të thotë një 4 përqindësh apo edhe 5 përqindësh, Kosovës do t’i duhen diku edhe tri dekada që, në aspektin e kushteve jetësore ose standardit jetësor, të zërë hapin me shtetet me ekonominë më të dobët në BE”, tha Zeka.

Si ndryshohet gjendja? Sipas Zekës, nevojitet promovim i ofertës së vendit për tërheqjen e investimeve para investitorëve të jashtëm, si dhe rritje e jashtëzakonshme e vëllimit të investimeve të huaja.

“Sektorët aktualë që tërheqin investime të huaja direkte nuk ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, tha ai, duke përmendur patundshmëritë dhe ndërtimtarinë.

Zeka sugjeroi që këto investime duhet të shkojnë në sektorë që krijojnë vende pune dhe krijojnë produkte me vlerë të shtuar, që do të kishin edhe ndikim në ndryshimin e deficitit tregtar përmes rritjes së eksporteve dhe zvogëlimit të importeve.

Raportet tregojnë se investimet e huaja direkte në Kosovë më 2023 ishin në vlerë prej 816 milionë eurosh, apo 84 milionë më shumë sesa në vitin paraprak. Kosova, prej vitesh, përballet me nivel të lartë të importit, krahasuar me atë të eksportit.

Ramosaj tha se bilanci tregtar në raport mes eksportit dhe importit duhet të ndryshohet, pasi pjesa e madhe e mjeteve të kosovarëve, respektivisht të Kosovës, dalin nga Kosova për shkak të importit të nivelit të lartë. Më 2023, vlera e mallrave të importuara arriti shifrën prej 5.9 miliardë eurosh, shifër shumë e lartë krahasuar me eksportin që arriti në vlerë prej 863 milionë eurosh./ REL

kosove inflacion rritje ekonomike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë