BOTA

Analiza: Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit?

r.ll Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 08:05
Analiza: Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e
foto ilustruese

SHBA- Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në politikën e Uashingtonit kundrejt Iranit.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve për presidente në këto zgjedhje, pritet të çojë përpara politikën me fokus në diplomaci, kanë thënë ekspertët.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kandidat i republikanëve, pati udhëhequr me politikën e “presionit maksimal” gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe pritet të ketë qasje të ngjashme të ashpër, thonë analistët.

Në fillim të tetorit, Harris ka habitur jo pak njerëz kur e ka përshkruar Iranin si “armikun më të madh” të Uashingtonit, duke lënë mbrapa Rusinë dhe Kinën.

Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se komentet e saj nuk duhet të shihen me vlerë nominale. Harris ka thënë “atë që është dashur të thotë”, për hir të politikave të brendshme, dhe për të qetësuar lobin pro-izraelit.

Fushata e Harrisit synon “ta pozicionojë atë gati në një linjë me Trumpin kur është fjala për Iranin”, ka thënë Gregory Brew, analist i lartë në Grupin e Euroazisë me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Harris pritet të vazhdojë qasjen e Bidenit, të çojë përpara diplomacinë, pa ofruar koncesione të mëdha, dhe duke pasur kujdes që të mos nxisë reagime të brendshme politike”, ka thënë Brew.

Ekspertët thonë se konflikti në Lindje të Mesme, ku Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani në Rripin e Gazës dhe Liban, mund të ndikojë që Harris të krijojë një politikë më të vrazhdë kundrejt Teheranit.

Diplomacia me Teheranin do të mbetet si opsion nën presidencën e Harrisit, kanë thënë ekspertët, mirëpo secila negociatë do të duhej t'i kishte në qendër çështjet rajonale, dhe jo programin bërthamor të Iranit.

Përgjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, 2017 - 2021, Trump i ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore - e nënshkruar mes Teheranit dhe fuqive botërore - i ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit, dhe ka urdhëruar vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani.

Mirëpo, është e paqartë nëse Trump do të adoptojë sërish politikë të ngjashme ndaj Iranit, nëse fiton zgjedhjet, kanë thënë ekspertët, duke përmendur jostabilitetin e ish-presidentit.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump ka sugjeruar, pa ofruar dëshmi, se Irani është i përfshirë në tentimet e fundit për vrasje të tij, dhe ka kërcënuar se do ta copëtojë shtetin në “thërrmija”.

Mirëpo, Trump ka thënë edhe se është i gatshëm të bisedojë me Iranin, përfshirë edhe çështjet bërthamore.

Nën presidencën e Trumpit, do të ketë shumë më pak interes për diplomaci me Teheranin, ka thënë Brew.

Sipas tij, në mesin e republikanëve ekziston “gatishmëri më e madhe për të toleruar veprim ushtarak kundër Iranit”, sidomos pas sulmit të parë të Izraelit kundër Iranit, më 26 tetor.

Mirëpo, mundësitë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në luftë kundër Iranit, mbesin të vogla.

“Është e vështirë për mua që të shoh në këtë momente të historisë amerikane, një president amerikan që planifikon një luftë të madhe”, kla thënë Vatanka.

Sipas tij, Irani do të jetë më i gatshëm të bisedojë me Trumpin, sepse “mund t’i duket më i përshtatshëm për të arritur marrëveshje” me një ish-president, dhe me një qasje joshëse, “mund t'ia ushqejë egon”.

Vatanka beson se në përgjithësi, politika amerikane kundrejt Iranit do të funksiononte më shumë “përmes një konsensusi institucional të vendimmarrjes”, nën presidencën e Harrisit, ndërsa me Trumpin, situata do të kishte në qendër “mendjen dhe ndjenjat e një njeriu”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë