Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më 3 maj, raportojnë mediat në Beograd. Paraprakisht, Vuçiç ishte sëmurë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kontrolluar nga mjekët dhe pas kontrollit kishte vendosur të kthehej në Serbi, sipas transmetuesit publik serb, RTS.
Vuçiç gjatë qëndrimit në SHBA u takua me ish-kryetarin e Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ai ishte paraparë që të takohej me disa zyrtarë të lartë të Partisë Republikane, para se të ndërpriste vizitën në SHBA. I dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i ka uruar shërim të shpejtë Vuçiçit, pasi udhëheqësi serb ndërpreu vizitën papritur.
Në një postim në X, Grenell po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka mundur të takohet me udhëheqësin serb. Sipas agjencisë Tanjug, Vuçiç u sëmurë teksa po përgatitej për takimet me kongresistë amerikanë. Zyra e Presidencës serbe nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë e Lirë për koment, por RTS-ja ka raportuar se në ditët në vijim publiku do të informohet me detaje lidhur me shëndetin e Vuçiçit.
Ndërsa, ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviç, ka deklaruar se shkaku kryesor ishte një ndalim për të hyrë në kompleksin Mar-a-Lago në Florida, vendbanimi i Donald Trumpit. Gjithashtu ai tha se ky veprim ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet e Vuçiçit me SHBA-në dhe Rusinë, por edhe me liderët europianë. Ish-diplomati thekson se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët e “kurorëzojnë” atë në Evropë.
“Trumpi ka interes më të madh për një marrëdhënie të drejtpërdrejtë strategjike me Putinin (ndërsa Zelenskin e ka ‘lënë pas’), sesa për Vuçiçin që kërkonte të zgjidhte tensionet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me ish-presidentin amerikan. Me atë foto, ai synonte të qetësonte presionin nga Europa dhe pastaj të afrohej me Moskën. Por, tentimi për t’u pozicionuar ndërmjet Trumpit dhe Putinit vetëm sa ia ka dobësuar pozitën.
Sjellja e tij e ka cenuar më shumë në sytë e Europës sesa ndikimi i protestave studentore. Këta të fundit kanë arritur ta nxisin të veprojë në mënyrë të pamatur, duke e çuar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi përballje me komunitetin akademik dhe shtypje të protestave, por efektet po dalin të kundërta. Tashmë edhe përkrahësit ndërkombëtarë përfshirë Brukselin, Parisin dhe Berlinin po e shohin me dyshim”, përfundoi Vujoviç.
millan radoicic KOSOVË- Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur n...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se biseda e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Vatikan&...
foto ilustruese POLONI- Në një poligon stërvitjeje ushtarake pranë qytetit të Wroclaw, qytetarë polakë të zakonsh&...
AUSTRALI- Disa foto që kanë qarkulluar në interenet, ku tregojnë australianët duke votuar, por të veshur vetëm me rrob...
charles dhe harry BRITANI- I zhgënjyer nga reagimi i Princit Harry, i cili e përshkroi vendimin për të hequr rojet e tij si t...
anthony albanese AUSTRALI- Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, ka fituar zgjedhjet me një shumicë dë...
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd më...
foto ilustruese UKRAINË- Vira Hyrych kishte punuar si producente për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë deri më 28 pr...
ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet t&...
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duk...