Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Një model i ri i inteligjencës artificiale (AI), i zhvilluar nga një kompani kineze, ka tronditur Hollywood-in këtë javë, kjo për ndikimin që mund të ketë në industrinë kreative.
I krijuar nga gjiganti teknologjik ByteDance, modeli Seedance 2.0 është në gjendje të gjenerojë video me cilësi kinematografike, të kompletuara me efekte zanore dhe dialog, vetëm nga disa udhëzime të shkruara (prompte).
Shumë klipe që pretendohet se janë krijuar me Seedance, ku shfaqen personazhe të njohur si Spider-Man dhe Deadpool, u bënë virale në internet.
Studio të mëdha si, The Walt Disney Company dhe Paramount Pictures reaguan menjëherë, duke akuzuar ByteDance për shkelje të të drejtave të autorit.
Megjithatë, shqetësimet shkojnë përtej çështjeve ligjore.
Çfarë është në të vërtetë Seedance dhe pse ka shkaktuar kaq shumë debat?
Çfarë është Seedance?
Seedance u lançua pa shumë bujë në qershor 2025, por ishte versioni i dytë i publikuar tetë muaj më vonë, që shkaktoi reagime të forta.
“Për herë të parë, nuk po mendoj më që kjo duket mirë për AI-në. Po mendoj që kjo duket si pjesë e një procesi të vërtetë profesional filmik,” thotë Jan-Willem Blom nga studio kreative Videostate.
Modelet perëndimore të videove me AI kanë bërë përparim në përpunimin e udhëzimeve të përdoruesve për të krijuar imazhe mbresëlënëse, por Seedance duket se i ka bashkuar të gjitha elementet në një sistem të vetëm.
Ashtu si mjete të tjera si Midjourney dhe Sora (nga OpenAI), Seedance mund të krijojë video nga përshkrime të shkurtra me tekst. Në disa raste, mjafton vetëm një fjali për të prodhuar një video me cilësi të lartë.
Ajo që e bën veçanërisht mbresëlënëse është fakti se kombinon tekstin, pamjet dhe audion në një sistem të vetëm.
Testi “Will Smith dhe spageti”
Ndikimi i Seedance po matet madje me një “standard” të pazakontë: sa mirë mund të krijojë një video të Will Smithduke ngrënë spageti.
Jo vetëm që Seedance krijon një version tepër realist të aktorit duke ngrënë makarona, por ka prodhuar edhe video virale ku Smith lufton me një “përbindësh spageti”- dhe pamjet duken si pjesë e një filmi me buxhet të madh.
Ekspertë të industrisë besojnë se kjo shënon një kapitull të ri në zhvillimin e teknologjisë së videove të gjeneruara nga AI.
Sipas David Kwok nga studioja singaporiane Tiny Island Productions, skenat komplekse të aksionit duken më realiste se ato të konkurrentëve. “Është sikur të kesh një drejtor fotografie të specializuar në filma aksion që të ndihmon,” thotë ai.
Premtimi dhe sfida
Seedance është përballur me probleme serioze për të drejtat e autorit, një sfidë në rritje në epokën e AI-së.
Kompanitë e mëdha në Hollywood kanë ngritur shqetësime për përdorimin e personazheve të mbrojtur si Darth Vader. Disney dhe Paramount dërguan letra zyrtare duke kërkuar që Seedance të ndalojë përdorimin e përmbajtjes së tyre.
Edhe në Japoni po hetohet ByteDance për shkelje të mundshme, pasi video me personazhe të njohur anime u bënë virale.
Këto raste nuk janë të izoluara. Në vitin 2023, The New York Times paditi Microsoft dhe OpenAI, duke pretenduar se artikujt e saj u përdorën pa leje për trajnim të modeleve AI. Platforma Reddit paditi kompaninë Perplexity për përdorim të paautorizuar të postimeve të përdoruesve.
Ekspertët theksojnë se është më e rëndësishme që përmbajtja të etiketohet qartë dhe të ndërtohet besim publik, sesa thjesht të krijohen video “më të bukura”. Zhvilluesit duhet të krijojnë sisteme që menaxhojnë licencat, pagesat dhe ofrojnë mekanizma ankese për abuzime.
Si shembull, Disney nënshkroi një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh me Sora, për të përdorur personazhe nga Star Wars, Pixar dhe Marvel.
A po ecën Kina përpara?
Seedance e rikthen teknologjinë kineze në qendër të vëmendjes.
Ekspertët thonë se modelet kineze po arrijnë nivelin më të avancuar global. Nëse ByteDance arriti të prodhojë një model të tillë, lind pyetja se çfarë teknologjish të tjera mund të jenë në zhvillim.
Vitin e kaluar, modeli kinez DeepSeek shkaktoi reagime globale me modelin e tij gjuhësor me kosto të ulët, duke kaluar përkohësisht ChatGPT si aplikacioni falas më i shkarkuar në dyqanin amerikan të Apple.
Qeveria kineze e ka vendosur inteligjencën artificiale dhe robotikën në qendër të strategjisë së saj ekonomike, duke investuar masivisht në prodhimin e çipave, automatizim dhe AI gjeneruese për të fituar avantazh ndaj SHBA-së.
Ndërkohë që Seedance 2.0 merrte vëmendjen e mediave, kompani të tjera kineze prezantonin në heshtje mjete të reja AI përpara Festës së Pranverës (Viti i Ri Hënor).
Analistët parashikojnë se viti 2026 mund të shënojë një pikë kthese për përdorimin masiv të AI në Kinë, jo vetëm chatbot-ë, por edhe agjentë AI që kryejnë transaksione, mjete programimi të integruara në punën e përditshme dhe krijues videosh që përdorin rregullisht AI./Marrë nga BBC, përshtati në shqip Piranjat News
Një alpinist austriak është shpallur fajtor për vrasje nga pakujdesia, pasi e dashura e tij vdiq nga hipotermia gjatë një ngjitj...
Një avion luftarak i Forcave Ajrore të Iran është rrëzuar në pjesën perëndimore të vendit, duke shkaktuar humbjen...
Papa Leone XIV, në takimin me dyer të mbyllura me priftërinjtë romakë, theksoi nevojën për të mbështetur të ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se beson se kërcënimi i presionit ushtarak mund ta detyrojë Iranin të n...
“Zgjidhja e çështjes themelore territoriale të Ukrainës është ende shumë larg.” Kryeministrja italiane Giorg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjatur për një vit një numër sanksionesh të vendosura më parë në lidhje m...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump akuzoi të enjten (19 shkurt) ish-Presidentin Barack Obama për zbulimin e informacionit të klasifikuar kur ...
Autoritetet meksikane bastisën këtë javë një tunel të përdorur për të vjedhur karburant nga një tubacion shtet...
Dy drejtues agjencish funerale janë burgosur pasi u gjetën trupa të mbushur me krimba, ndërsa 46 kufoma u lanë të kalben në n...
Një banderolë gjigante që paraqet Donald Trump u vendos jashtë selisë së Departamentit të Drejtësisë në Uash...