BOTA

Bashkimi Europian shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

r.ll Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2024, 09:49
Bashkimi Europian shpreson për progres në integrimin e serbëve
foto ilustruese

BRUKSEL- Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë(REL), në BE gjithmonë ka pasur shqetësim për problemet në këtë pjesë të Kosovës, që nga ato të sigurisë e deri te fakti se në mesin e serbëve në veri as në të kaluarën nuk ka pasur kushte të duhura që të votojnë në mënyrë krejtësisht të lirë dhe që të kenë mundësi për zgjedhje pluraliste, sikurse në pjesë tjera të Kosovës.

Në ciklet e kaluara zgjedhore nëpër raportet interne të BE-së, shpesh është përmendur se në veri ka pasur frikësim dhe presion ndaj kandidatëve që nuk gëzonin mbështetjen e Beogradit dhe të Listës Serbe. Po ashtu, nuk ka pasur as fushatë të hapur dhe të barabartë, ndërsa edhe mediat në gjuhën serbe kanë qenë nën presion.

Për BE-në sidomos shqetësuese ka qenë situata me përfaqësimin e serbëve pas dorëheqjes në mënyrë të organizuar nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale në prill të vitit 2023.

Bashkëbisedues të REL-it kanë thënë se Serbia - me gjithë pretendimet se bojkoti ka qenë zgjedhje e vetë serbëve të veriut të Kosovës - ka pasur rolin kryesor në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në atë kohë. E ky bojkot vazhdon edhe sot.

Bashkimi Evropian prej vitit 2022 e këndej vazhdimisht nëpër raportet që përpilon për Kosovën dhe për Serbinë konstaton se, tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet “paraqet shkelje nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe paraqet kthim të rëndë prapa të respektimit të Marrëveshjes së prillit të vitit 2013”.

Para se të ndodhte bojkoti i serbëve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, BE-ja e përmendte pikërisht pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës si një prej sukseseve më të mëdha në procesin e dialogut në përgjithësi.

"Edhe pse e kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme pakënaqësinë tonë për hapat e njëanshëm që kanë ndërmarrë autoritetet e Kosovës, ne po ashtu nuk kemi hezituar ta qortojmë edhe Serbinë për goditjen e madhe që i është dhënë normalizimit të situatës dhe procesit të dialogut në tërësi me tërheqjen e serbëve nga institucionet ne veri“, i ka thënë REL-it një diplomat i BE-së.

Diplomatët në BE shpresojnë se fillimi i vitit që vjen do të sjellë një atmosferë më pozitive në veri të Kosovës dhe një sjellje më konstruktive, edhe të Kosovës, edhe të Serbisë, në procesin e dialogut. Diplomatët e lidhin këtë edhe me mungesën e progresit të Serbisë, por edhe të Kosovës, në procesin e integrimeve në BE.

Serbisë nuk i është hapur në dhjetor një grup kapitujsh në procesin negociues për integrim, edhe pse Komisioni Evropian kishte konstatuar se i ka përmbushur kushtet teknike.

Ndër pengesat pse vendet anëtare nuk e kanë lejuar avancimin e Serbisë është përmendur edhe mungesa e progresit të duhur në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Liderët e BE-së nuk e fshehin se edhe shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE lidhet me progresin në procesin e dialogut.

Burimet në BE thonë se janë të inkurajuar me pajtimin e Kosovës dhe të Serbisë në takimin e fundit në kuadër të dialogut për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit. Ata kanë shprehur besimin se ky mund të jetë një moment i ri që mund të pasohet me progres tjetër në dialog.

Në anën tjetër, edhe thirrja që ka bërë Serbia për serbët e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë është parë si shenjë e mirë se edhe Beogradi e ka kuptuar se duhet të jetë më konstruktiv.

Thirrja e Serbisë, që besohet se do të ketë ndikim të madh te serbët e Kosovës, është përshëndetur edhe nëpërmjet konkluzioneve nga takimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. Por, në të njëjtën kohë pritjet janë që riintegrimi i serbëve në Kosovë të bëhet pa asnjë parakusht.

“Këshilli ka parasysh thirrjen nga ana e Serbisë në shtator të vitit 2024 për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina zyrtare dhe për riintegrimin tyre në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022. Këshilli përsërit pritjen e tij për riintegrimin e tyre të shpejtë pa asnjë parakusht nga Serbia, në përputhje me marrëveshjet nga dialogu dhe duke respektuar në tërësi kornizën ligjore të Kosovës”, është thënë nga ministrat e vendeve anëtare në konkluzionet e miratuara më 17 dhjetor në Bruksel.

BE-ja pret që serbët jo vetëm të marrin pjesë në zgjedhje, por që ata të cilët marrin mandatin, edhe ta ushtrojnë atë me përgjegjësi, qoftë duke marrë pjesë aktive në punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe në nivelet tjera të qeverisjes dhe jetës publike në Kosovë.

Pritet që edhe misioni i BE-së, i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë, të përcjell me kujdes të veçantë edhe procesin zgjedhor në veri të vendit dhe ushtrimin e të drejtës për të votuar nga ana e të gjitha grupeve etnike, përfshirë edhe të atyre që u përkasin bashkësive etnike joshumicë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë