BOTA

VOA: Opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese në Malin e Zi

I.A Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2024, 22:58

VOA: Opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës

MALI I ZI- Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke penguar interpelancën e Kryeministrit malazez. Opozita kërkon anulimin e vendimit që lidhet me nxjerrjen në pension të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ajo e konsideron si “puç kushtetues”. Përplasjet politike në Mal të Zi vijnë pas Konferencës Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj. Që nga hapja e negociatave për anëtarësim në BE në vitin 2012 e deri më tani, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej gjashtë kapituj.

Në seancën e Komisionit Kushtetues të Parlamentit të Malit të Zi u aktivizua një tymuese që shkaktoi incident duke e ndërprerë punën e Komisionit. Ky moment ndodhi gjatë një debati të tensionuar mes opozitës dhe pushtetit lidhur me plotësimin e kushteve për pension të tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Debati përfshinte edhe çështjen nëse duhet shpallur një thirrje publike për zgjedhjen e pasuesve të tyre.

Përfaqësuesi i opozitës malazeze, Milosh Konatar kërkoi ndërprejen e seancës parlamentare duke theksuar se nuk do ta lejojnë shkeljen e qytetarëve dhe të shtetit të Malit të Zi.

“Nuk do të lejojmë shkeljen e shtetit të Malit të Zi dhe të qytetarëve të tij. Duhet të jeni të sigurtë se këmbëngulja jonë është shumë serioze,” tha zoti Konatar.

Ndërkaq kryetari i Parlamentit Andrija Mandiç, i cili përfaqëson partitë pro-serbe në Mal të Zi i sugjeroi opozitës se nëse mendojnë se është shkelur Kushtetuta, duhet t'i drejtohen Gjykatën Kushtetuese.

“Ekziston vetëm një institucion dhe ai është Gjykata Kushtetuese. Kush mendon se është shkelur kushtetuta le t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha zoti Mandiç.

Analistët në Mal të Zi paralajmërojnë për një krizë të re kushtetuese pasi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiç, duke iu referuar konkluzioneve të Komisionit Kushtetues, deklaroi se gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese u ka mbaruar mandati.

Vendimin e kundërshtoi edhe presidenti malazez, Jakov Milatoviç, i cili tha se Komisioni Kushtetues në mënyrë të kundërligjshme po merr juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese dhe se po cenohet rendi kushtetues dhe juridik në vend.

“Mbetet e paqartë pse Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi, duke krijuar praktika të ndryshme në të njëjtat çështje juridike, kërcënon sigurinë juridike dhe në mënyrë të paligjshme ka marrë juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese”, tha presidenti malazez Milatoviç.

Këto fërkime të ashpra politike vijnë menjëherë pas Konferencën Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel, ku Mali i Zi mbylli tre kapituj duke bërë gjithsej gjashtë që nga hapja e negociatave të anëtarësimit në BE në vitin 2012.

Gjithçka ishte gati që Mali i Zi të mbyllte kapitullin "Politika e Jashtme, Siguria dhe Mbrojtja". Megjithatë, Kroacia, fqinj i Malit të Zi, nuk dha pëlqimin e saj për shkak të "çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës së kaluar./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë