BOTA

Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 10:03

Bashkimi Evropian fiton kohë, Trump shtyn tarifat e reja kundër

SHBA- Donald Trump, donte të vendoste tarifa për importet nga BE-ja brenda një jave. Por pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit von der Leyen, ai e shtyu datën për në 9 korrik. Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor.

Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një "telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen,  siç e cilësoi ai bisedën.

Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.

Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë

Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE,  von der Leyen kishte raportuar për një "telefonatë të mirë" me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. "Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. "Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik."  Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. "Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses", tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.

Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. "Nuk po kërkoj një marrëveshje," tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.

Çfarë do të thoshte një "luftë tarifash” me SHBA-në?

Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.

Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të "luftës tarifore".

Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.

Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. "BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri", citon "tagesschau" ekspertin./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë