Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe NATO kanë dënuar me forcë sulmet kibernetike të kryer nga APT28, një grup spiunazhi kibernetik, i kontrolluar nga Rusia kundër Gjermanisë dhe Republikës Çeke.
"Fushata keqdashëse kibernetike tregon modelin e vazhdueshëm të sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë në hapësirën kibernetike, duke synuar institucionet demokratike, entitetet qeveritare dhe ofruesit e infrastrukturës kritike në të gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë," tha në një deklaratë ditën e sotme, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të bllokut, në emër të 27 shteteve anëtare.
"BE nuk do të tolerojë sjellje të tilla keqdashëse, veçanërisht aktivitete që synojnë të degradojnë infrastrukturën tonë kritike, të dobësojnë kohezionin shoqëror dhe të ndikojnë në proceset demokratike," shtoi ai, duke iu referuar zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian.
Duke përdorur një gjuhë të ngjashme kritike, NATO i bëri thirrje Moskës që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe theksoi se aleanca do të përdorë aftësitë e nevojshme për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike, shkruajnë mediat e huaja.
NATO dhe BE ia adresojnë fajin APT28, (Advanced Persistent Threat Act 28), një grup spiunazhi kibernetik i lidhur me shërbimin e inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU). Në Gjermani, APT28 akuzohet për kompromentimin e llogarive të postës elektronike të anëtarëve të Partisë Social Demokrate (SPD), forca kryesore në koalicionin qeverisës. Berlini tashmë ka thirrur të ngarkuarin me punë të ambasadës ruse.
“Kjo është absolutisht e patolerueshme dhe e papranueshme dhe do të ketë pasoja”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Në Republikën Çeke, grupi thuhet se ka shënjestruar disa institucione shtetërore duke shfrytëzuar një vulnerabilitet të panjohur më parë në Microsoft Outlook, tha të premten ministria e punëve të jashtme të vendit.
Publikimi i gjetjeve nga të dy vendet nxiti deklaratat denoncuese të BE-së dhe NATO-s, të cilat u publikuan pothuajse njëkohësisht. Sulmet kibernetike vijnë mes një atmosfere të alarmit të lartë në Evropën Lindore dhe Veriore mbi rreziqet që vijnë nga lufta hibride ruse. Ditët e fundit, Estonia, Letonia, Lituania, Suedia dhe Finlanda kanë dhënë alarmin për bllokimin e sinjaleve GPS, gjë që detyroi linjën ajrore finlandeze Finnair të pezullojë shërbimet për Tartu, një qytet në Estoni. Fenomeni shihet si një përpjekje e re e Kremlinit për t'u hakmarrë ndaj sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës.
foto ilustruese RUSI- Rusia e gatshme të marrë në konsideratë bisedimet serioze të paqes për të zgjidhur konfliktin n&eu...
RUSI- Zëdhënësi i grupit operativ dhe strategjik të trupave Khortytsia të ushtrisë ukrainase, Nazar Voloshyn, ka njoftuar se n&e...
Tracy ANGLI- Një grua ka ndërruar jetë pasi flokët e saj extension morën flakë dhe u dogjën teksa ajo ndezi një...
Foto ilustrues SHBA- Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e pengjeve dhe arritjen e një armëpushimi midis ...
Gazetare amerikane SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarë...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano BRUKSEL- Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç SERBIA- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeveri...
pamje nga ngjarja SHBA- Qyteti i vogël i North Bend në Uashington është i famshëm për jetën e tij të egër...
Foto ilustruese SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i ...
Recep Tayyip Erdogan TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...