BOTA

"BE po shfrytëzon SHBA-në"/ Trump kërcënon vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 17:30
"BE po shfrytëzon SHBA-në"/ Trump kërcënon
Foto ilustruese

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi Bashkimin Evropian me vendosjen e tarifave prej 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera që prodhohen në bllokun me 27 vende anëtare, pasi BE-ja vendosi një tarifë prej 50% ndaj uiskit amerikan.

Presidenti Trump u shpreh në një postim në median sociale Truth Social se BE-ja është “një ndër autoritetet më armiqësore dhe më abuzive të vendosjes së tarifave dhe taksave në Botë”. Ai tha se BE-ja u formua në vitin 1993 “për qëllimin e vetëm të shfrytëzimit të Shteteve të Bashkuara” nga pikëpamja ekonomike.

Më vonë, i pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse mund të tërhiqej nga kërcënimet për tarifa ndaj aleatëve gjeopolitikë të Amerikës, Presidenti Trump tha se “na kanë shfrytëzuar prej vitesh, dhe nuk do të na shfrytëzojnë më. Jo, nuk do të tërhiqem aspak – për aluminin, apo çelikun, apo makinat”.

Gjatë muajit të fundit, Presidenti Trump është angazhuar në një luftë tarifash me partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara Meksikën, Kanadanë, Kinën dhe BE-në në përpjekje për të ndalur, siç thotë ai, fluksin e drogave, në veçanti të fentanilit, drejt Shteteve të Bashkuara nga Meksika dhe Kanadaja, dhe për t’i detyruar kompanitë të mbyllin operacionet e tyre jashtë vendit dhe për t’i zhvendosur ato në Shtetet e Bashkuara duke krijuar më shumë vende pune për amerikanët.

Të mërkurën, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj eksporteve të çelikut dhe aluminit drejt Shteteve të Bashkuara nga 35 vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.

Evropa u kundërpërgjigj me shpejtësi duke vendosur tarifa ndaj eksporteve amerikane me vlerë 28 miliardë dollarë drejt vendeve me marrëdhënie të afërta të hershme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja vendosi tarifa të reja për rreth 20.7 miliardë dollarë mallra amerikane.

Kanadaja kërkoi gjithashtu mbajtjen e konsultimeve në Organizatën Botërore të Tregtisë me Shtetet e Bashkuara, në lidhje me vendosjen e tarifa të importit ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, njoftoi OBT-ja të enjten.

Masat e reja të BE-së do të zbatohen jo vetëm për produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe për tekstilet, pajisjet shtëpiake dhe produktet bujqësore. Pasojat pritet të ndihen edhe për motoçikletat, uiskin, gjalpin e kikirikut, apo veshjet xhinse, siç u ndien gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump në vitet 2017-2021.

Tarifat e BE-së synojnë të ushtrojnë trysni politike ndaj Shteteve të Bashkuara, duke minimizuar ndërkohë dëmin për Evropën. Zyrtarët evropianë thonë se tarifat, të cilat paguhen nga kompanitë dhe më pas pasojat u kalohen konsumatorëve, synojnë të godasin produkte nga shtete të dominuara nga republikanët, si mishi i viçit dhe i pulës nga Kansasi dhe Nebraska, produktet e drurit nga Alabama dhe Xhorxhia, si dhe pijet alkoolike nga Kentucky dhe Tennessee.

Prodhuesit e pijeve alkoolike po vuajnë pasojat e mosmarrëveshjeve për çelikun dhe aluminin.

Chris Swonger, drejtues i Këshillit të Pijeve të Distiluara të Shteteve të Bashkuara, e quajti vendimin e BE-së për tarifa ndaj pijeve amerikane “thellësisht zhgënjyes dhe do të dëmtojë rëndë përpjekjet e suksesshme për të rikthyer eksportet amerikane në vendet e BE-së”.

BE-ja është një destinacion kryesor për uiskin amerikan, me eksportet që janë rritur me 60% gjatë tre viteve të fundit, pasi u pezulluan disa tarifa të vendosura më parë.

Të enjten, zoti Swonger tha në një deklaratë se “sektori i pijeve SHBA-BE është një model për tregtinë e drejtë dhe reciproke, me tarifa zero që nga viti 1997”. Ai bëri thirrje për dhënien fund të luftës së tarifave ndaj pijeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke shtuar se “Dëshirojmë dolli dhe jo tarifa”.

Njoftimet për tarifa kanë shkaktuar një shitje masive të aksioneve në bursë dhe çmimet në tre bursat kryesore amerikane kanë rënë gjatë ditëve të fundit. Bursa S&P 500 u mbyll të enjten me rënie të mëtejshme prej 10% nga niveli më i ulët rekord i arritur muajin e kaluar.

Por, Sekretari i Thesarit Scott Bessent i tha kanalit televiziv CNBC se nuk ishte i shqetësuar.

“Jemi të fokusuar tek ekonomia e vërtetë”, tha ai. “Nuk jam i shqetësuar për pak luhatje për tre javë. Nuk mund t’ju them që tregu do të rritet sot, nesër, apo javën e ardhshme”.

Ai i hodhi poshtë shqetësimet për kërcënimin e Presidentit Trump për t’u vendosur tarifa më të larta pijeve evropiane.

“Një apo dy artikuj me një bllok tregtar – nuk jam i sigurtë se kjo është një diçka e madhe për tregjet”, tha ai.

Presidenti Trump u shpreh në postimin e tij në median sociale se nëse Evropa zbaton tarifën prej 50% ndaj uiskit të distiluar në Amerikë, ai do të vendosë tarifa prej 200% ndaj “të gjitha produkteve të verës, shampanjës dhe pijeve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e BE-së. Kjo do të jetë gjë shumë e mirë për bizneset e verës dhe shampanjës në Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Trump kritikoi edhe gazetën The Wall Street Journal, botimi kryesor në vend për tematikat e biznesit, që refuzoi të mbështesë planet e tij për tarifa. Në një editorial të kësaj gazete këtë javë thuhej se “shumica e amerikanëve e kuptojnë se tarifat janë një taksë ndaj konsumatorëve dhe bizneseve”.

Presidenti amerikan tha se gazeta “nuk ia ka idenë se çfarë po bëjnë apo çfarë po thonë. Ata janë në pronësi të rrjedhës së ndotur të mendimit të Bashkimit Evropian”. Ai tha se “mendimi (i gazetës) është i vjetëruar dhe i dobët, dhe shumë i keq për Shtetet e Bashkuara”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë