BOTA

Biden përballë sfidës për një qasje të ekuilibruar ndaj protestave në universitetet amerikane

r.ll Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 23:00
Biden përballë sfidës për një qasje të ekuilibruar
protesta

SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një linjë të kujdesshme të denoncimit të antisemitizmit, duke mbështetur njëkohësisht të drejtën e të rinjve amerikanë për të protestuar dhe duke u përpjekur të kufizojë dëmin politik afatgjatë.

Ndërsa shpëndarja e dhunshme e protestave nga policia dhe kundër-protestat po përhapen nëpër kampuset e universiteteve amerikane, Presidenti Biden po përballet me kritika të ashpra për politikën e tij ndaj Izraelit si nga e majta ashtu edhe nga e djathta.

Studentët në dhjetëra universitete kanë ngritur kampe në ditët e fundit për të kundërshtuar luftën e Izraelit në Gazë, duke kërkuar nga institucionet arsimore që të shkëpusin lidhjet me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin.

Protestat kundër luftës dhe mbështetja e fortë e zotit Biden për Izraelin, e kanë vendosur presidentin amerikan në një pozitë të vështirë që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë shkaktuar ndasi në Partinë e tij Demokrate. Të mërkurën, 57 demokratë në Kongres i kërkuan Presidentit Biden të ndërpresë ndihmën për Izraelin në një përpjekje për të ndaluar një sulm të planifikuar në Rafah.

Këshilltarët e lartë të zotit Biden e kanë hedhur poshtë privatisht idenë se protestat ose mbështetësit e tyre mund t'ia mohojnë zotit Biden një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ata përmendin numrin relativisht të vogël të pjesëmarrësve në protesta, krahasuar me rreth 41 milionë të rinj që do të kenë të drejt për të votuar në zgjedhjet e vitit 2024.

Shtëpia e Bardhë ka zbatuar një sërë politikash miqësore ndaj votuesve të rinj së fundmi, duke lëshuar njoftime të reja për faljen e kredive studentore, hapa të planifikuar prej kohësh për të ulur dënimet për përdorim të marijuanës dhe duke dënuar një ndalim të abortit pas javës së gjashtë të shtatzënisë, që hyri në fuqi të mërkurën në Florida.

Presidenti Biden ka folur rrallë dhe me kujdes për protestat në universitetet amerikane. "Unë dënoj protestat antisemitike", tha ai më 22 prill. "Dënoj gjithashtu ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët."

Por, të paktën për sa kohë që do të vazhdojë viti akademik, protestat nuk duket se do të ndërpriten. Republikanët dhe mediat konservatore po shfrytëzojnë këtë çështje për të kritikuar Presidentin Biden.

Disa demokratë të rangut të lartë paralajmërojnë se votuesit e rinj, tashmë jo të entuziazmuar me kandidaturën e zotit Biden, mund ta braktisin atë për shkak të mbështetjes për Izraelin.

Më shumë se 34 mijë njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve lokalë, në ofensivën e Izraelit, e cila pasoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar. Izraeli thotë se në sulmin e 7 tetorit 1200 njerëz u vranë nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Izraelin dhe e kanë mbrojtur atë në votimet kritike në OKB.

Hulumtimet e ekipit të fushatës së zotit Biden tregojnë se shumica e votuesve në vitin 2024, përfshirë të rinjtë, do të zgjedhin presidentin bazuar në çështje si ekonomia, jo Gaza.

Politikat e tij miqësore ndaj të rinjve nuk janë të mjaftueshme për të garantuar mbështetjen e tyre, thotë Elise Joshi, drejtore ekzekutive e “Gen-Z for Change”, një grup aktivistësh të rinj politikë në internet.

“Unë mirëpres politikat për reformimin e ligjeve të marijuanës dhe faljen e borxheve të studentëve, por presidenti nuk i ka peshuar mirë këto protesta, që kanë përparësi për votuesit e rinj në mbarë vendin”, thotë Elise Joshi. “Shtëpia e Bardhë po dënon studentët protestues, por ne nuk kemi dëgjuar asgjë kundër atyre që sulmojnë protestuesit”.

KRITIKAT E REPUBLIKANËVE NDAJ PROTESTAVE

Ndërkohë, republikanët i kanë shfrytëzuar protestat për të etiketuar disa demokratë si antisemitë.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, lavdëroi të mërkurën oficerët e policisë së Nju Jorkut që nxorrën protestuesit jashtë një ndërtese të Universitetit të Kolumbias, të pushtuar nga studentë pro-palestinezë dhe i quajti protestuesit njërëz "të çmendur dhe të tërbuar".

Biden, shtoi zoti Trump, "nuk gjendet askund".

Ekipet e fushatave të kandidatëve republikanë po akuzojnë demokratët se po mbështesin "antisemitizmin" dhe "protestuesit pro-terrorizmit".

Zoti Biden nuk ka vizituar asnjë kampus të universiteteve, ku po zhvillohen protestat, por do të mbajë fjalime në ceremonitë e diplomimit më vonë këtë muaj në disa universitete, duke përfshirë Kolegjin Morehouse në Atlanta, ku disa studentë dhe pedagogë kanë kërkuar tërheqjen e ftesës për Presidentin Biden.

Nsé Ufot, themelues i organizatës “New South Super PAC”, tha se demokratët rrezikojnë mbështetjen nga votuesit e rinj nëse ata nuk dëgjojnë zemërimin e tyre për gjendjen në Gazë.

"Situata ka ndryshuar", tha Nse Ufot, i cili ka punuar për të gjallëruar votuesit e rinj me ngjyrë në shtetin e Xhorxhias. "Ata duhet të dëgjojnë bazën e tyre."

Në një sondazh të Universitetit Quinnipiac muajin e kaluar 46% e të anketuarve thanë se mbështesin ndihmën amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit dhe 44% e kundërshtojnë atë. Por në mesin e votuesve të moshës 18-34 vjeç, vetëm 25% mbështetën ndihmën për Izraelin dhe 66% kundërshtuan.

Një sondazh i agjencisë së lajmeve Reuters dhe organizatës “Ipsos” në mars tregoi se Presidenti Biden ka një epërsi prej tre për qind ndaj ish Presidentit Trump në mesin e amerikanëve të moshës 18 deri 29 vjeç. Ky është një avantazh shumë më i vogël se epërsia prej 24% me të cilin zoti Biden fitoi votën e të rinjve katër vjet më parë.

E pyetur të mërkurën nëse zoti Biden ishte i shqetësuar se ai mund të humbiste votën e të rinjve në zgjedhjet e nëntorit duke marrë parasysh protestat, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre vuri në dukje veprimet mbi faljen e borxhit të studentëve dhe ato për ndryshimet klimatike.

"Presidenti ka ndërmarrë shumë veprime politike, të cilat ai e di se kanë përparësi për të rinjtë dhe shumë nga ato veprime janë popullore në mesin e të rinjve", tha ajo./VOA

joe biden protesta ne shba

Artikuj te sugjeruar

E.D BOTA 2 Maj21:49

UNRWA: Nuk ka siguri në Gaza

foto ilustruese GAZA- Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë (UNRWA) publikoi imazhe të Gazës, e c...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë