
Çmimet e naftës kanë filluar të bien rënë ndjeshëm pas shpresave për një marrëveshje për fund të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se një marrëveshje me Teheranin ishte “negociuar kryesisht”. Ai shtoi se detajet pritet të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më pas ai i kërkoi ekipit negociator amerikan të mos nxitojë drejt finalizimit të marrëveshjes.
Në tregjet aziatike të mëngjesit të së hënës, nafta Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.
Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë. Rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë kalon zakonisht përmes kësaj ngushtice, e cila është mbyllur praktikisht që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt. Ndërkohë, indeksi japonez Nikkei 225 u rrit me 2.9%, duke kaluar për herë të parë nivelin e 65 mijë pikëve, i nxitur nga optimizmi se qarkullimi në Ngushticën e Hormuzit mund të rikthehet së shpejti.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
25 Maj09:38
Shkundet Greqia nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit n...
BOTA
25 Maj09:03
Paqe mes SHBA dhe Iranit? Tre pikat që pengojnë marrëveshjen përfundimtare
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje “në parim” për t’i dhënë fund përshkall&e...
BOTA
25 Maj08:44
“Përshkallëzim i pamatur”/ Evropa dënon përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ nga Rusia
Përdorimi nga Rusia i raketës balistike me rreze të mesme veprimi “Oreshnik” ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtar...
BOTA
25 Maj08:33
Analiza e DW: Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?
SHBA-të nuk janë të pranishme në Evropë vetëm në kuadër të detyrimeve të tyre ndaj NATO-s. Ato i përdor...
BOTA
25 Maj08:30
Shërbimet e inteligjencës amerikane: Khamenei në një vendndodhje sekrete! Përdor një rrjet korrierësh për të komunikuar
Udhëheqësi suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, ndodhet i fshehur në një vend të pazbuluar dhe ka shumë pak kontakt me botën e ...
BOTA
25 Maj08:06
“Izraeli do të ketë të drejtën të mbrohet nga Hezbollahu”/ Rubio: Një marrëveshje me Iranin është e mundur që sot
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin mund të arrih...
BOTA
25 Maj07:25
Rubio: Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të arrihet që sot
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin mund të...
BOTA
25 Maj00:03
Marko Rubio: Çështja bërthamore iraniane nuk zgjidhet brenda “72 orëve”! Ka shumë kompleksitet
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se një marrëveshje për programin bërthamor të Iran nuk mund të arrihet brend...
BOTA
25 Maj00:01
Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish Libanin në kaos! Epoka e tyre po merr fund
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dënoi deklaratat e liderit të Hezbollah, i cili bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë ...