lideri i iranit
IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha sot se ai nuk është as optimist dhe as pesimist për bisedimet Teheran-Uashington mbi programin bërthamor iranian. Kjo ishte deklarata e parë publike e liderit suprem të Iranit që nga fillimi i negociatave të drejtpërdrejta SHBA-Iran më 12 prill në Oman .
Delegacionet nga të dyja palët i cilësuan bisedimet në Oman si pozitive dhe ranë dakord të takohen sërish më 19 prill, me Teheranin duke deklaruar se ky takim i ri do të zhvillohet sërish në Muscat.
Bisedimet "shkuan mirë (...) ne jemi shumë pesimistë për palën tjetër, por jemi optimistë për aftësitë tona," u tha Khamenei ligjvënësve në deklaratat e transmetuara në televizionin shtetëror.
Në të njëjtën kohë, ai tha se Teherani mban një pikëpamje të përgjithshme "shumë pesimiste" për SHBA-në dhe nuk duhet t'i lidhë çështjet e tij kombëtare me negociatat mbi programin bërthamor.
“Ecja përpara (bisedimet) duhet të vazhdojë me fokus, vijat e kuqe janë të qarta për ne dhe për palën kundërshtare… bisedimet mund të sjellin ose jo rezultate ”, shtoi lideri suprem iranian.
ayatollah ali khamenei iran