BOTA

Blinken: Sulmet befasuese i kërcënojnë bisedimet për armëpushim në Gazë

n.f Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 18:18
Blinken: Sulmet befasuese i kërcënojnë bisedimet për
Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërcënojnë dështimin e përpjekjeve për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve - pajisjeve të telekomunikimit me valë – të martën në Liban, për ta cilat u akuzua Izraeli. Ai i bëri këto komente në Egjipt, ku ndodhet për bisedime rreth negociatave për armëpushim në Gazë, si dhe për marrëdhëniet SHBA-Egjipt.

Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Egjiptin, janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim, gati një vit pasi shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Këto vende janë duke bërë përpjekje gjithashtu edhe për t’i ulur tensionet, pasi liderët izraelitë kanë kërcënuar me përshkallëzimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut në Liban.

“Vazhdimisht, kur SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë besojnë se po shënojnë përparim për arritjen e marrëveshjes për armëpushim për luftën e Izraelit dhe Hamasit në Gazë, ne shohim një ngjarje që e bën përparimin edhe më të vështirë, që mund ta pengojë atë”, tha Blinken, i pyetur për shpërthimet e djeshme në Liban.

Shpërthimet e njëkohshme të pejxherëve – të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut në Liban, i vranë 12 njerëz, përfshirë një fëmijë, të martën. Izraeli nuk ka folur publikisht nëse është përgjegjës apo jo. Blinkeni foli edhe për vrasjen e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi në fillim të këtij muaji në Gazë.

Në kohën kur erdhi lajmi për vrasjen e gjashtë pengjeve, negociatorët kishin arritur përparim për kohën dhe hollësitë e një marrëveshjeje këmbimi, sipas të cilës do të liroheshin pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, tha Blinken.

Blinkeni i përsëriti të mërkurën komentet e administratës së SHBA-ja ende është duke mbledhur informata për rrethanat e sulmeve me pejxherë, duke mos dhënë më shumë hollësi. Ai mbajti takime me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattaf el-Sissi dhe me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty./ REL

blinken gaza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë