BOTA

“Bloomberg” dhuron 1 miliard dollarë për studentët e “John Hopkins”

n.f Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 21:57
“Bloomberg” dhuron 1 miliard dollarë për studentët e
Foto ilustruese

SHBA- Shumica e studentëve të mjekësisë të universitetit “Johns Hopkins” nuk do të paguajnë tarifë studimi falë një donacioni prej 1 miliard dollarësh nga organizata filantropike “Bloomberg Philanthropies” për të cilën u njoftua të hënën.

Duke nisur nga kjo vjeshtë, ky donacion do të mbulojë tarifat e plota të studentëve të mjekësisë që vijnë nga familje me të ardhura më pak se 300 mijë dollarë. Studentëve që vijnë nga familje që ftojnë deri në 175 mijë dollarë do t’u mbulohen shpenzimet e përditshme dhe tarifat e shkollimit.

Sipas organizatës filantropike “Bloomberg Philanthropies” aktualisht pothuajse dy të tretat e të gjithë studentëve që kërkojnë të diplomohen në mjekësi në universitetin “Johns Hopkins” kualifikohen për ndihmë financiare dhe 45 për qind e studentëve aktualë do të marrin gjithashtu mbështetje financiare për shpenzimet e jetesës. Shkolla vlerëson se mesatarisht kreditë e të diplomuarve do të ulen nga 104,000 dollarë aktualisht në 60,279 dollarë deri në vitin 2029.

Ky donacion do të rrisë gjithashtu ndihmën financiare për studentët në degët e infermierisë, shëndetit publik dhe shkollave të tjera pasuniversitare.

"Duke tkurrur barrierat financiare në këto degë kyçe, ne mund të ndihmojmë më shumë studentë që të ndjekin karrierën që duan dhe që në të ardhmen t'u shërbejnë më shumë familjeve dhe komuniteteve që kanë nevojë për ndihmë", tha në një deklaratë të hënën, Michael Bloomberg, themelues i organizatës filantropike “Bloomberg Philanthropies” dhe i kompanisë “Bloomberg LP”.

Bloomberg u diplomua në degën e inxhinierisë elektrike në universiteti “Johns Hopkins” në 1964. Cdo qindarkë do të shkojë tek studentët, tha Ron Daniels, president i Universitetit Johns Hopkins.

"Mike është prekur vërtet shumë nga sfidat me të cilat u përballën ata që ushtrojnë këtë profesione gjatë periudhës së pandemisë dhe përpjekjet heroike që ata kanë bërë për të mbrojtur dhe ofruar kujdes për qytetarët amerikanë gjatë pandemisë", tha zoti Daniels gjatë një interviste. "Mendoj se ai donte të ofronte këtë mbështetje për të bërë të mundur që më të mirët dhe më të zgjuarit të mund të ndiqnin shkollën e mjekësisë dhe shkollën e infermierisë dhe shëndetit publik".

Organizata filantropike “Bloomberg Philanthropies” i dhuroi 1.8 miliardë dollarë universitetit “Johns Hopkins” në 2018 për të bërë të mundur që studentët të pranoheshin në universitete pavarësisht nga të ardhurat e familjes së tyre.

Donacionet e mëparshme prej 1 miliard dollarësh për universitetet në SHBA, nuk kanë qenë të shumta. Pjesa më e madhe janë bërë përgjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, sipërmarrësi John Doerr dhe bashkëshortja e tij, Ann, i dhanë 1.1 miliardë dollarë Universitetit Stanford për një shkollë të re që fokusohet në ndryshimet klimatike.

Kolegji “McPherson” ka marrë dy donacione që nga viti 2022 , nga një donator anonim në vlerën totale prej 1 miliard dollarësh. Shkolla, e cila ka rreth 800 studentë të regjistruar, ka një program për restaurimin e automobilave dhe ndodhet në qytetin Wichita, në Kansas.

Michael Bloomberg ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, dha 3 miliardë dollarë për bamirësi në vitin 2023, duke u bërë një nga donatorët më të mëdhenj, sipas hulumtimit të platformës që mbulon organizatat dhe individët e angazhuar në filantropi, “Chronicle of Philanthropy”./ VOA

bloomberg john hopkins

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë