BOTA

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 13:58

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen

Fjalimi i Kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Davos të enjten u prit me shumë interes, pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe mosmarrëveshjeve për Groenlandën.

Merz u ka bërë thirrje evropianëve që të përshtaten shpejt me dinamikën e ndryshuar të fuqisë politike në botë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë një epokë të re, një epokë që shtrihet shumë përtej kësaj lufte agresioni, tha Kancelari në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) sheh një ndryshim rrënjësor edhe në politikën e jashtme të aleatit më të rëndësishëm Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara. Bota aktualisht po dëshmon një “riorganizim rrënjësor të politikës së jashtme dhe të sigurisë së SHBA-së”, tha Merz të enjten në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.  Një botë e re fuqish të mëdha po lind, “bazuar në pushtet, në forcë dhe – nëse vjen puna deri këtu – edhe në dhunë”, shtoi ai. “Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm”. Kjo vlen “së pari për shtetet e vogla, pastaj për fuqitë e mesme dhe në fund të fundit për ato të mëdha”.

Kancelari bëri thirrje që të merret fati në dorë dhe të mos lejohet të bëhemi shah i fuqive të mëdha. “Ne nuk jemi të pafuqishëm në mëshirën e këtij rendi të ri botëror”, theksoi Merz. “Ne kemi një zgjedhje”. Merz foli për rolin e Gjermanisë në këtë epokë të re, duke theksuar, se Gjermania dëshiron të luajë një “rol kyç” në mbrojtjen e një rendi botëror të bazuar në rregulla.

Ndryshimi i kursit të Trump – “rruga e duhur”

Kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) përshëndeti ndryshimin e kursit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për Groenlandën. Ndryshimi i kursit të Trump në mosmarrëveshjen për Groenlandën është “rruga e duhur”, tha Merz të enjten në një fjalimin e mbajtur në anglisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Çdo kërcënim për të pushtuar territorin evropian me forcë do të ishte i papranueshëm” dhe tarifat e reja do të “minonin më tej themelet e marrëdhënieve transatlantike”, shtoi Merz. Nëse ato do të zbatoheshin, “përgjigjja e Evropës do të ishte e bashkuar, e qetë, e përshtatshme dhe e fortë”, paralajmëroi kancelari gjerman. Merz theksoi se Gjermania ndan pikëpamjen se partnerët evropianë të NATO-s duhet të bëjnë më shumë për sigurinë në Arktik, duke theksuar këtu rëndësinë e NATO-s. “Gjermania tashmë po e bën këtë.” Merz theksoi, se Groenlanda duhet të të mbrohet nga “kërcënimet nga Rusia”.

Merz kërkon partneritet të barabartë me SHBA

Në fjalën e tij, kancelari gjerman, një transatlantist i bindur, iu referua edhe marrëdhënies transatlantike. Ai u shpreh, se partneriteti midis SHBA-së dhe Evropës duhet të bazohet në barazi: “Autokracitë mund të kenë të nënshtruar, demokracitë kanë partnerë dhe miq të besueshëm”. Forca më e madhe rrjedh nga aftësia për të formuar partneritete dhe aleanca të ndërtuara mbi besimin dhe respektin e ndërsjellë, theksoi Merz pa e përmendur drejtpërdrejt vendin për të cilin po i referohej me kritikat e tij. Kancelari Friedrich Merz i ka paralajmëruar SHBA-të se duhet të bashkëpunojnë më drejt me partnerët e tyre evropianë. Por “pavarësisht gjithë frustrimit dhe zemërimit të muajve të fundit, le të mos heqim dorë para kohe nga partneriteti transatlantik”, tha ai. Në dritën e tensioneve në rritje me SHBA-në, Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka bërë thirrje për shpëtimin e partneritetit transatlantik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?