BOTA

Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun

n.f Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 17:36
Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për
Starmer

ANGLI- Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për lëshim të fletarrestimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të premten.

Qeveria e ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pati thënë se synon të sfidojë kërkesën e prokurorit Karim Khan në maj, për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me dyshimet për krime lufte në Gazë. Britania ka pasur afat që të bëjë kërkesën deri të premten, mirëpo Qeveria e sapozgjedhur e Laburistëve, ka konfirmuar se nuk do t’i çojë përpara planet e Sunakut.

“Ky ka qenë propozim i Qeverisë paraprake, dhe kërkesa nuk është dorëzuar para zgjedhjeve, dhe unë mund të konfirmoj që Qeveria nuk do t'i çojë përpara këto plane, pasi vendimi i takon gjykatës”, ka thënë një zëdhënëse e Qeverisë britanike.

Laburistët, në krye me Keir Starmerin, janë ngjitur në pushtet më 4 korrik, duke mposhtur konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme.

Prej atehërë, qeverisja e re ka rinisur të ndajë fonde për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, për të cilën Sunak i pati ndalur fondet, meqë ka pasur pretendime se anëtarë të saj kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Militantët e Hamasit - grupit palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian - kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Laburistët duan armëpushim të menjëhershëm në luftën e Izraelit me militantë të Hamasit në Gazë, si dhe lirim të pengjeve. Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, pritet të sfidojnë autoritetetin e GJNP-së për të lëshuar fletarrestim kundër Netanyahut.

Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkon lëshim të fletarrestimeve edhe kundër liderëve kyçë të Hamasit, sikurse Yahya Sinwar, Ismail Haniyeh dhe Mohammed Deif, nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nëse kërkesa miratohet, secili prej 124 vendeve anëtarëve të GJNP-së, është i obliguar që të arrestojë Netanyahun dhe të tjerët, nëse udhëtojnë në ato territore. Megjithatë, Gjykata nuk e ka ndonjë mekanizëm për t’i detyruar ato të zbatojnë vendimin./ REL

angli netanyahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë