Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Një studim i ri shkencor, i publikuar në revistën Science, sugjeron se meshkujt Neandertalë dhe gratë Homo sapiens kishin një tendencë të fortë për t’u çiftëzuar, duke hedhur dritë mbi evolucionin e gjenomit njerëzor. Që në vitin 2010, shkencëtarët arritën të deshifrojnë gjenomin e Neandertalëve, duke konfirmuar se Homo sapiens dhe Neandertalët janë kryqëzuar mes tyre. Sot, shumica e njerëzve mbartin një përqindje të vogël të ADN-së Neandertale, e trashëguar nga këto ndërthurje të lashta.
Sipas kërkimeve, të dy grupet rrjedhin nga një popullsi e përbashkët që jetoi në Afrikë miliona vite më parë. Migrimet e mëvonshme drejt Euroazisë krijuan kushte për kontakt dhe kryqëzim mes tyre gjatë qindra mijëra viteve. Megjithatë, një fakt që ka intriguar shkencëtarët është se njerëzit modernë kanë shumë pak ose aspak ADN Neandertale në kromozomin X – një nga dy kromozomet që përcaktojnë seksin biologjik. Fillimisht, kjo u interpretua si rezultat i përzgjedhjes natyrore dhe i mundshme papajtueshmërie riprodhuese.
Por studimi i ri, i realizuar nga studiues të University of Pennsylvania, sugjeron një shpjegim tjetër: “preferenca riprodhuese”. Ekipi analizoi ADN-në e njeriut modern të zbuluar në një individ Neandertal dhe konstatoi se ajo ishte veçanërisht e pranishme në kromozomin X – e kundërta e asaj që vërehet te njerëzit e sotëm. Ky zbulim i lejoi studiuesit të hedhin poshtë teorinë e papajtueshmërisë biologjike mes dy specieve. Sipas Alexander Platt, studiuesi kryesor i kërkimit, rrjedha e gjeneve ka ndodhur kryesisht midis meshkujve Neandertalë dhe femrave njerëzore anatomikisht moderne. Duke qenë se gratë kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, nëse këto bashkime kanë qenë më të shpeshta në këtë drejtim, atëherë më shumë kromozome X të Homo sapiens do të përfshiheshin në popullatat Neandertale, ndërsa më pak kromozome X Neandertale do të trashëgoheshin nga njerëzit modernë.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto marrëdhënie kanë qenë rezultat i zgjedhjes, detyrimit apo rrethanave shoqërore të kohës. Studiuesit theksojnë se dinamika sociale, strukturat e komunitetit apo modelet migratore mund të kenë ndikuar në këtë model çiftëzimi. Hulumtimet e ardhshme synojnë të zbulojnë më shumë mbi arsyet sociale dhe biologjike që qëndrojnë pas këtij fenomeni, duke ndihmuar në kuptimin më të thellë të historisë evolutive të njeriut.
Në një kohë kur tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë në rritje dhe shqetësimet për një konflikt të mun...
Instagram ka prezantuar një sistem paralajmërimi për prindërit e fëmijëve të mitur, që do t’i njoftojë n&eu...
Angrest u rrëmbye pranë Nahal Oz, ku po shërbente në një njësi të specializuar tankesh me pajisje sekrete. Ai ishte i vetm...
Një grua 28-vjeçare dhe partneri i saj, po ashtu 28 vjeç, janë arrestuar në Japoni nën dyshimin për braktisjen e djalit...
Një burrë nga New Hampshire, i cili hapi zjarr vitin e kaluar brenda një klubi ku u vra një person, mësohet se ka pranuar krimin...
Një burrë nga Baltimore (SHBA) është akuzuar nga policia se u maskua dhe vrau me armë zjarri një filantrop milioner në nj&e...
Një anëtare e një kishe në St.Paul, Minesota, ka ngritur një padi federale duke pretenduar se një grup personash, përfshir&...
Netflix është tërhequr nga propozimi për të blerë Warner Bros Discovery, duke i hapur rrugën Paramount Skyda...
Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, planifikon të takohet me zëvendëspresidentin JD Vance në Uashington për të dis...
Ushtria pakistaneze sulmoi në orët e para të mëngjesit Kabulin dhe qendra të tjera urbane në Afganistan,, vetëm disa or&eum...