104 protesta, sot protestuesit do të ‘zbresin’ sërish para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen!
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
Protesta e fundit e opozitës ka pasur dy qëllime kryesore, të cilat shkojnë përtej matjes së saj me numrin e pjesëmarrësve. Sipas analistit Andi Bushati, i ftuar në ÇIM PEKA LIVE në SYRI TV, protesta e zhvilluar ishte e ngjashme me ato të mëparshmet, duke synuar të përcillte mesazhe të qarta si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Qëllimi i parë, sipas tij, ishte për të bërë të qartë se qeverisja aktuale jo vetëm akuzohet për vjedhje, por edhe po tenton të legjitimojë këtë akt duke bllokuar çdo rrugë drejt drejtësisë. Qëllimi i dytë ishte t'i dërgonte një sinjal medias ndërkombëtare se opozita në Shqipëri po proteston për shkak të një afere të madhe korrupsioni ku është përfshirë një zyrtar i lartë qeveritar.
Duke komentuar reagimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku opozita proteston me molotovë, Bushati ofroi një kundëranalizë. Ai pranoi se në vende si Franca apo Gjermania, opozitat politike nuk përdorin mjete të tilla, pasi ato janë tipike për grupe të vogla ekstremiste. Megjithatë, ai theksoi se ky krahasim është i pavlefshëm pa marrë në konsideratë kontekstin politik.
Pyetja që shtron analisti është nëse opozitës shqiptare i janë krijuar të njëjtat kushte demokratike si homologeve të saj në Perëndim. Bushati argumenton se një opozitë, liderët e së cilës burgosen, së cilës i mohohet e drejta për komisione hetimore parlamentare dhe interpelanca, dhe që shtypet sistematikisht, është e legjitimuar të përdorë të gjitha format e protestës.
Ai pohon se opozita në Shqipëri nuk mund të matet me standardet e opozitave në Francë apo Gjermani, por duhet krahasuar me opozitën në vende si Bjellorusia, ku hapësirat demokratike janë të kufizuara.
Bushati:
Për mendimin tim ishte e njëjta protestë siç kemi parë edhe herën e kaluar. Domethënë, unë as gjithmonë refuzoj t'i mas protestat me numër njerëzish, i kishin kaluar urën apo s'e kishin kaluar urën.
Çështja e kësaj proteste, ashtu si edhe ajo para kësaj, ishte për dy gjëra. Për të bërë, të qartë që, ky regjim, kjo qeverisje jo vetëm na vjedhin, por tani e kanë, duan dhe ta legjitimojnë vjedhjen duke i penguar rrugë edhe asaj pak drejtësie që mund t'i ketë dalë nga duart. E para dhe e dyta, ashtu siç u pa dhe në titujt e mediave ndërkombëtare e vuri theksin që opozita në Shqipëri proteston se sepse zëvendës kryeministrja është kapur në një aferë të madhe korrupsioni.
Pashë dhe një reagim të kryeministrit Rama për këtë gjë, i cili bënte të pafajshmin në fakt dhe thoshte që jemi i vetmi vend në Evropë ku opozita politike, del në rrugë për të protestuar me molotov e të tjerë e të tjerë. Po ta kapësh kështu, duket e vërtetë.
Sepse nuk ka nevojë as në Francë, as në Gjermani, as në Itali, opozitat politike të marrin molotovin në dorë. Këtë e bëjnë grupime ekstremiste më të vogla. Por kjo është një anë e problemit. Ana tjetër e problemit është që a kemi ne, i kemi krijuar ne opozitës tonë politike në Shqipëri të njëjtat kushte si opozitat në ato vende që do të krahasohet Rama?
Pra një opozite që ti, i burgos liderët, një opozite që kur shkon në parlament nuk i lejon komisionet hetimore, nuk i lejon interpelancat, një opozitë që, bën ç'është e mundur për ta shtypur, është e legjitimuar që të përdori të gjitha format për të protestuar. Pra, opozita në Shqipëri nuk mund të matet me opozitën në Francë apo në Gjermani, po mund të matet me opozitën në, në Bjellorusi le të, le të themi. Këto ishin ato që unë thosha si, si fillim.
Protesta e fundit e opozitës, e cila në pamje të parë dukej si një përsëritje e tubimeve të mëparshme, mori një...
Këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ka publikuar një skandal të ri, ku qeveria Rama i ka dhënë Albcotrol 40 milionë eur...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria ka theksuar rolin historik të PD-së dhe ...
Qytetari Vladimir Dobrolishti, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e opozitës përpara Kryeministrisë, ka akuzuar ashpë...
Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin izraelit (Knesset) u zhvillua në një sallë ku u vunë r...
Në një status në FB, Jamambër Malltezi ka publikuar një fragment të shkurtër nga përgjimet në dosjen hetimore q&eum...
Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej ...
Analisti Enton Abilekaj ka kritikuar ashpër reagimin e policisë pas protestës së 24 janarit duke e cilësuar atë si të dhunsh&...
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlamenti izraelit, kre...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk ...